Categories: Uncategorized

Mjeku sfidon hapur Ramën për shifrat e COVID-19: Testo 2000 persona në ditë e flasim!

Pavarësisht shifrave pozitive të COVID-19 në Shqipëri, mos bërja e testeve në masë hedh dyshime për shifrat e bëra publike.

Një shqetësim të tillë hedh edhe mjek Petrit Vargu i cili ka ripërsëritur thirrjen për shtimin e testimeve në vend ndaj personave të dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.

Të lidhura

None found

Vargu ka treguar një detaj që mund të mos e kemi vënë re dhe që ka të bëjë me hartën e shtrirjes së rasteve me koronavirus ku tha se më shumë janë konstatuar në zonën perendimore të vendit se sa në atë lindore, ndërsa bëri thirrje për të studiuar se pse ka ndodhur kjo.

Deklarata e mjekut:

Do të humbasësh disa para në fillim por testet e ndihmojnë ekonominë. Do të funskiononte çdo gjë në mënyrë graduale. Dalin ca të komunitetit që nuk dua ti vendos emër, që thonë se sensitiviteti është i lartë por në këtë moment duhet të marrim në mënyrë pozitive testimet drejt një rivitalizimi ekonomik.

Por duhet një sensitivitet i besueshëm se sa zero sensitivitet i pabesueshëm. Mund të kthehet gjithçka në bumerang për ekonominë tonë.

Mendoj se lufta ndaj koronavirusit duhet të drejtohet drejt teknologjisë. Duhet bëre edhe testi për personat që kanë kaluar infeksionin që të vijohet aktiviteti normal.

Nuk duhet të shqyejmë dyert, koronavirusi nuk pyet se ku punon por ka edhe ai ligjet e veta dhe ne me dituri t’i kundërvihemi këtyre ligjeve’.

Po thonë për testin molekular mos e bëni imagjinoni për këtë tjetrin, duhet të shohi komiteti në mënyrë të mirë se çfarë po ndodh në botë, po bëhen testime të ndryshme në vendet përkatëse.

Kam shumë respekt se i kam kolegë anëtarët e këtij komiteti, por jam i ndrydhur në vërtetësinë e asaj që thotë task-forca. Në pjesën perëndimore po preket më shumë vendi ndërsa në pjesën lindore janë më të pakta.

Nuk duhet të harrojmë se Kanadaja në pjesën ku nuk ka koronavirus jetojnë arinjtë e bardhë. Sot aty ku ka njerëz ka edhe koronavirus, ndërsa në Shqipëri e vërteta është ndryshe dhe duhet të japin disa shpjegime.

Testet nuk bëhen dhe për këtë mbeten jashtë logjikës shkencore. Unë do të thoja të provojnë vetëm një ditë 2000 teste dhe të shohim se sa raste do dalin, pastaj ne do tërhiqeshim. /albeu.com/

të fundit

Bellingham i jep Anglisë avantazhin dhe e çon pranë gjysmëfinales

Jude Bellingham e ka afruar Anglinë një hap larg gjysmëfinales së Kupës së Botës, duke shënuar golin e epërsisë 2-1…

17 minutes ago

Anglia dhe Norvegjia pa fitues në kohën e rregullt, çerekfinalja vendoset në vazhdime

Çerekfinalja mes Anglisë dhe Norvegjisë nuk prodhoi fitues pas 90 minutave të rregullta (1-1), me ndeshjen që shkon në vazhdime.…

41 minutes ago

Bellingham i jep përgjigje golit spektakolar të Schjelderup, 1-1 pas pjesës së parë

Norvegjia dhe Anglia kanë shkuar në pushimin mes pjesëve në barazim 1-1, pas një pjese të parë shumë interesante në…

2 hours ago

Heavy traffic at Qafë-Thanë, citizens face kilometer-long queues

Pika e Kalimit Kufitar e Qafë-Thanës është përfshirë nga një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh këtë fundjavë, duke shkaktuar radhë kilometrike…

2 hours ago

Dua Lipa Speaks for the First Time About the Protests in Albania

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka komentuar për herë të parë çështjen e Zvërnecit. Në një bisedë të…

2 hours ago

Two cars crash on the Elbasan–Librazhd stretch, one woman remains trapped in the vehicle

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit…

2 hours ago