Çerekfinalja ndërmjet Anglisë dhe Norvegjisë nuk nxori fitues pas 90 minutave, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1 dhe ndeshja kaloi në vazhdime.
None found
Norvegjezët u shfaqën më kërkues në nisje të takimit dhe arritën të konkretizonin epërsinë në minutën e 36-të.
Andreas Schjelderup shënoi me një goditje të bukur nga brenda zonës, ndërsa topi preku shtyllën përpara se të ndalej në rrjetë për 1-0. Fillimisht, episodi u verifikua nga VAR-i për një faull të mundshëm ndaj Harry Kane në ndërtimin e aksionit, por goli më pas u quajt i rregullt.
Reagimi i Anglisë erdhi në fund të pjesës së parë. Në minutën e 45+2, Anthony Gordon shërbeu saktë për Jude Bellingham, i cili finalizoi bukur duke e çuar topin në këndin e poshtëm të portës për 1-1.
Menjëherë më pas, Harry Kane besoi se kishte kaluar ekipin e tij në avantazh, por tentativa e tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Në fraksionin e dytë, Thomas Tuchel aktivizoi Bukayo Sakan dhe Eberechi Ezen për t’i dhënë më shumë shpejtësi repartit ofensiv të anglezëve, por loja mori drejtim tjetër, pasi Norvegjia u tregua më kërcënuese.
Madje, në minutën e 55-të, skandinavët menduan se rimorën epërsinë kur Torbjorn Lysaker Heggem shënoi pas një topi të kthyer nga Jordan Pickford. Sidoqoftë, pas sinjalizimit të VAR-it, goli nuk u pranua për shkak të një faulli të Erling Haaland para harkimit të topit.
Norvegjia vijoi të krijonte rrezik dhe në minutën e 76-të iu afrua shumë golit, kur David Wolfe goditi traversën me kokë pas një krosimi të saktë.
Në fundin e ndeshjes pati lëvizje nga pankinat dhe tentativa për ta zgjidhur sfidën brenda kohës së rregullt, por asnjëra prej skuadrave nuk gjeti dot golin vendimtar.
Kështu, pas 90 minutave, rezultati mbeti 1-1 dhe fituesi i kësaj çerekfinaleje do të përcaktohet në vazhdime.
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…