Categories: kosovë

Avokatja e Arlindës kishte paraqitur ankesë disiplinore ndaj prokurores

Adelina Hoxha, avokatja që përfaqësonte Arlinda Zekajn tashmë të ndjerë në çështjet e dhunës në familje dhe kontestin për fëmijën e saj, ka kritikuar institucionet pas vrasjes së saj në Vitomiricë të Pejës.

Sipas Hoxhës, përgjegjësia për tragjedinë nuk mund t’i atribuohet vetëm të dyshuarit për vrasje, por duhet parë edhe se si institucionet iu përgjigjën kërkesave të Arlindës për ndihmë.

Të lidhura

None found

“Mundem me thanë shkurt që shteti e ka vra. Prokurorja s’e ka ushtru detyrën e vet”, u shpreh Hoxha.

Në emër të Arlindës Zekaj, avokatja kishte hartuar një ankesë disiplinore prej 14 faqesh, të cilën ia kishte adresuar Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë. Rasti për të cilin bëhej fjalë përfshinte edhe djalin e mitur të viktimës.

Me ankesë kërkohej nisja e një hetimi disiplinor për pretendime rreth moskryerjes efektive të detyrës, pakujdesisë së rëndë profesionale dhe mosmarrjes së hapave të nevojshëm për mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijës.

Dokumenti ngrinte shqetësime për mënyrën se si ishte intervistuar i mituri, ndikimin e mundshëm te deklarimet e tij, si dhe mungesën e veprimeve të mjaftueshme për mbledhjen e provave.

Hoxha kishte kërkuar po ashtu shqyrtimin e veprimeve të prokurores dhe të komunikimeve të saj me hetuesit policorë, bashkë me vlerësimin e mënyrës së trajtimit të provave që mund të ndihmonin në zbardhjen e rrethanave.

Mes çështjeve të ngritura ishte edhe sigurimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë. Avokatja kërkonte të verifikohej nëse ato ishin marrë në kohë, për shkak të rrezikut që të humbnin ose të fshiheshin.

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt shkaktoi reagime të shumta, sidomos pas publikimit të letrës që ajo i kishte dërguar Prokurorisë Themelore në Pejë më 22 tetor, tri ditë para se të gjendej e vrarë. Në letër kërkonte veprim urgjent nga institucionet dhe shprehte frikën për sigurinë e saj.

Hoxha kishte folur edhe më parë për frikën që Arlinda i kishte treguar lidhur me jetën e saj, si dhe për dëshpërimin që ndiente për shkak të ndarjes nga djali.

Pas vrasjes, avokatja reagoi publikisht dhe tha se Arlinda i ishte lutur të bënte gjithçka për të, pasi nuk e imagjinonte dot jetën pa të birin.

“Por jo, Arlindën e vrau shteti”, shkroi Hoxha në reagimin e saj publik.

të fundit

Vuçiç u largua nga pushteti/ Majko: E ktheu Serbinë në një shtet ku u përdorën ligjet për të konsoliduar interesat e krimit të organizuar!

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar me një koment për Aleksandër Vuçiçin, duke e cilësuar largimin e tij nga pushteti si…

7 minutes ago

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, do të realizojë gjatë muajit nëntor një fazë të rëndësishme punimesh në pistë dhe në infrastrukturën…

12 minutes ago

Dogana e Kosovës kap cigare dhe ëmbëlsira me dyshim për kanabis në një pako postare

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve doganore në një dërgesë postare, kanë zbuluar kanabis. Gjatë kontrollit të dërgesës,…

14 minutes ago

Qorroli kërkon përgjegjësi nga prokurorja Hamza për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo kishte kërkuar mbrojtje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorroli, ka kërkuar llogaridhënie nga prokurorja Suada Hamza për trajtimin e rastit të Arlinda Zekaj.…

15 minutes ago

PLD kërkon rikthimin e TVSH-së për karburantet dhe u sugjeron qytetarëve të furnizohen sonte

Partia Liberale Demokratike në RMV (PLD) ka lëshuar një deklaratë duke reaguar ndaj rritjes së paralajmëruar të çmimit të derivateve…

15 minutes ago

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi

Këtë të hënë, përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti…

32 minutes ago