Categories: Uncategorized

Mjeku: Godina e Sanatoriumit gati, javës tjetër presim rastet e para me Covid-19

Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka bërë të ditur këtë mbrëmje se Sanatoriumi është boshatisur dhe po organizohet për të pritur javën e ardhshme rastet e para me Covid-19.

Ai thotë se rastet e para me koronavirusin në Sanatorium do të vijnë vetëm kur të plotësohen kapacitetet e Spitalit Infektiv teksa disponon 190 shtretër në dy klinika.

“Po Sanatoriumi është zbrazur, pacientët tani do orientohen drejt spitalit Rajonal të Elbasanit ku është krijuar një nga klinikat, një nga shefat do mbajë një grup mjekësh pneumologë.

190 shtretër në Sanatorium. Në dijeninë time, një pjesë infermierë numri i mjekëve të prekur është 4-5, përqindja më e madhe e tyre e ka kaluar në rast asimptomatik, pra kollë të lehtë, temperaturë apo dhimbje muskujsh”, tha Arjan Mezini teksa ka folur në emisionin “Kjo Javë”,

Po ashtu Mezini sjell edhe shembullin e Gjermanisë duke thënë se po testohen shumë mjekë dhe infermierë që të ketë garanci dhe siguri në trajtimin e pacientë dhe luftimin e koronavirusit dhe ai i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë ta marrë parasysh këtë kërkesë.

Pneumologu thotë se koronavirus nuk ka dallim nga AH1N1 por vetëm se prej këtij të dytit tashmë popullata ka fituar imunitet.

“Absolutisht, kanë qenë në një kujdes më të veçantë duke pasur parasysh këtë virus. Sanatoriumi është mbyllur dhe do të kthehet në COVID-2 pas ezaurimit të vendeve tek spitali tjetër.

Shiko, duhet të kuptojmë se kemi të bëjmë me një virus të ri që organizmi jonë nuk ka memorie imunitare. Dhe shkakton probleme më shumë se një virus i mëparshëm.

Nëse do kishim trupa mbrojtëse nuk do ishte kaq agresiv dhe do kalonte si grip sezonal. Atëherë, po flas për komplikacionet, organi kryesor është mushkëria që goditet. Shfaqet me pneumoni virale, ndodh ajo që qeskat e trasha mbushen me lëng dhe bëhet e pamundur absorbimi i oksigjenit nga ku bëhet dhe shpërndarja e gjakut. Dhe mungesa e oksigjenit e fut në një stres organizmin.

Ne nuk jetojmë dot pa oksigjen. Mungesa e oksigjenit fut qelizat dhe indet në një proces të vështirë dhe organet kolapsojnë.

Pacientë që vuajnë nga mungesa e oksigjenit pësojnë infarkt nga kjo. Mushkëria gjendet në një mënyrë të papërgatitur dhe shkakton stres që çojnë në vdekje. Kemi dhe dëmtim të zemrës së djathtë që çon në kolaps të qarkullimit të gjakut.

Më lejo të shfrytëzoj diçka. Ka shumë diskutime, unë nuk jam epidemiolog por ndjek me zhvillim në Gjermani si një nga më të suksesshme. Aty po testohet gjërësisht në mënyrë kapilare dhe krijon pasqyrën.

Por ajo që vë re unë, është psh që në Hamburg ka filluar dhe testimi i personelit shëndetësor si një nga më të prekurit. Pas prekjes fillojnë shfaqjen e trupave mbrojtëse. Duke pasur një pasqyrë të personelit shëndetësor atëherë ka një qetësi për trajtimin e pacientëve”, tha ai.

të fundit

Horoskopi 18 Qershor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Pas momenteve të errëta dhe të tendosura që keni kaluar, prania e Hënës në shenjën tuaj më në fund…

4 hours ago

Tensionet në Lindjen e Mesme, Donald Trump shqyrton mundësinë e bashkimit me Izraelin për të sulmuar centralet bërthamore të Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë që Shtetet e Bashkuara të bashkëpunojnë me Izraelin për të goditur objektiva bërthamore…

4 hours ago

Vuçiç kërcënon Kosovën: Gjërat po ndryshojnë në botë! Serbia do të fitojë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ai që ka lëshuar një deklaratë të fortë gjatë një interviste të dhënë për RTS, ku…

4 hours ago

VIDEO / Pas një transferimi prej 70 milionë eurosh, ai luan në rrugë, shikoni çfarë u bëri rivalëve të tij

Matheus Cunha tregoi aftësitë e tij në futboll duke luajtur futsall me miqtë në rrugë. Sulmuesi brazilian nënshkroi një kontratë…

4 hours ago

257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR, publikohet plani i masave

Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) kujton debitorët e taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe atyre…

5 hours ago

Kur pritet ta bëjë zyrtare Barcelona transferimin e Joan Garcias?

Barcelona do të realizojë blerjen e parë të këtij afati kalimtar veror, duke transferuar portierin 24-vjeçar të Espanyolit, Joan Garcia,…

5 hours ago