Categories: Uncategorized

Mjeku flet vdekjes së të riut në Prrenjas: Kishte vetëm temperaturë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sorme në Librazhd ku një i ri ka ndërruar jetë pasi kishte shenja gripi e temperaturë.

Mjeku Bashkim Vasku i spitalit të Librazhdit i cili kishte në dorë rastin e Besnik Kokonozit që vdiq në rrethana misterioze në Prrenjas ka reaguar për News24.

Vasku tregon se pacienti u paraqit në spitalin e Librazhdit rreth orës 19:15, me skuqje fyti dhe temperaturë 39. Më pas iu dha një medikament për uljen e temperaturës dhe pasi i ra iku në shtëpi.

Po më pas u njoftua se rreth mesnatës temperatura i filloi përsëri t’i ngrihet dhe një ambulancë u nis drejt Prrenjasit, por 28- vjeçari kishte vdekur.

Vasku thotë se veç temperaturës dhe skuqjes së fytit nuk ka vërejtur ndonjë sëmundje tjetër, vetëm nëse ka pësuar ndonjë komplikacion prej temperaturës apo gjendjes virale.

“Rasti u paraqit në orën 19:15 me skuqje të fytit me temperaturë 39. Aplikuam një medikament për rënien e temperaturës. Më pas u njoftuam se gjendja ishte rënduar dhe konstatuam që ka ndërruar jetë.

Përveç asaj skuqjes që pamë dhe gjendjes virale duhet të ketë pasur ndonjë problem tjetër.

Nuk konstatuam gjë tjetër nga ai. Temperatura i ra dhe në orën 12:00 i filloi prap. Nuk e di mori mjekimet që mori apo jo, por që për temperaturën do ketë përdorur. Do të ketë pasur komplikacion, është rasti i rrallë, por ne nuk konstatuam gjë tjetër.

Ishte një skuqje e fytit dhe temperaturë 39, kaq. Si gjendje ishte mirë, por virozë kishte, jo grip. ‘’- tha mjeku Bashkim Vasku.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

5 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

5 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

6 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

6 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

6 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

6 hours ago