Mjeku epidemiolog, Alban Ylli, ka folur në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri duke thënë se duhet treguar kujdes pasi sipas tij ka ende vatra në të cilat mund të shpërthejnë 50 raste në ditë.
Ylli theksoi se në mesin e prillit mund të ketë rritje të pasojave nga koronavirusi në vend, por pas kësaj, duke filluar nga gjysma e dytë e muajit që jemi, sipas tij pritet të ketë një rënie.
None found
Më tej, mjeku u shpreh se ka shenja optimiste sa i përket pandemisë Covid-19, ku shumë vende duket se e kanë kaluar pragun e pikut dhe në to kanë nisur shenjat e rënies, shkruan Faxweb.
“Është e vështirë të bësh një parashikim të saktë por modelet dhe skenarët ekzistojnë. Më të mundshmit janë që në mesin e Prillit të shkojë një rritje e dëmeve por pas kësaj, presim një rënie. Nuk duhet ulur vigjilenca apo të krijojmë iluzione se gjithçka mbaroi.
Masat të zbatohen se do të ishin një gabim i madh. Kemi ende vatra në Shqipëri që mund të shpërthejnë 50 raste në ditë pse jo. Duhet të kemi strategji për gjurmimin e tyre por nga ana tjetër të vijojmë të mbajmë hapur spitalet e dedikuar edhe gjatë Majit pse jo.
Të kontrollojmë eventet që krijojnë turma dhe të përdorim teknika inovative si matja në distancë e temperaturës etj për të pritur vaksinën që shpresoj të vijë nga fundit i vitit.
Ka shenja optimiste, ka vend për t’ju dhënë njerëzve mesazhe optimiste, shumica e vendeve duket se e kanë kaluar pragun e pikut të pandemisë, kanë filluar shenjat e rënies, në Europën Qëndrore duket se ka pasur sukses”, tha ai.
Dashi Një çështje financiare kërkon kujdes dhe maturi. Mos merrni vendime të nxituara, sidomos në punë. Në dashuri, komunikimi bëhet…
Një shtëpi 3 katëshe u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në në lagjen Uzunkum të Sapanca në Turqi. Zjarri u…
Fundi i ndeshjes në “Air Albania” mes Egnatias dhe Elbasanit, i përfunduar 4-0 për rrogozhinasit, ka sjellë tension. Së fundmi…
Të paktën pesë persona janë vrarë, përfshirë dy fëmijë në Libanin jugor, pas sulmeve izraelite. Sulmet kanë vijuar pavarësisht zgjatjes…
13-vjeçari Akram al-Fayoumi, i cili humbi krahun e majtë dhe këmbën e djathtë në një sulm izraelit në Gaza, po…
Këtu ku sot dëgjohet vetëm zhurma e makinave dhe ritmi i qytetit, shumë vite më parë dëgjohej një tjetër tingull,…