Një lajm i trishtë ka ardhur për mjekësinë dhe akademinë shqiptare, ku është ndarë nga jeta profesor doktor, Robert Andoni.
I cilësuar edhe si babai i mikrobiologjisë shqiptare, profesor Andoni ndërroi jetë ditën e sotme.
None found
Robert Andoni ishte mjek, pedagog, bakterolog dhe autori i 16 teksteve shkencore e mësimore, ndër të cilët mund të përmendim: Diagnoza Baktereologjike, Fjalor i Mikrobiologjisë, Baktereologjia Klinike etj.
Mjeku dhe bakterologu i shquar ka diplomuar e doktoruar dhjetëra breza mjekësh.
Ai la pas një kontribut të çmuar shkencor për brezat pasardhës të fushës së mjekësisë, duke shërbyer me ndershmëri e kompetencë të lartë profesionale për gati 40 vjet.
Homazhet në nder të Andonit do të kryhen ditën e diel, 5 janar 2020, nga ora 10:00-12:00, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë.
Për Lëvizjen Vetëvendosje, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani nuk është kandidate konsensuale për presidenten e…
Gjykata vendosi që të shtyjë seancën gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për një datë tjetër. Gazetarja Klodiana Lala…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) dje publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë…
"Ribalanci i buxhetit për vitin 2026 nuk është pasojë e problemeve me financat publike, por përkundrazi paraqet dokument zhvillimor që…
Një turiste rreth 30 vjeçe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme të rënda…