Categories: Uncategorized

Mira Kazhani flet për punën tek Ujësjellës Kanalizime: Kam kredi për të paguar!

U bë i bujshëm lajmi se gazetarja Mira Kazhani ka një pozicion si këshilltare për ekonominë në Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës.

Pas kritikave të shumta, Kazhani ka reaguar në media për punësimin e saj në këtë institucion shtetëror me pagën mujore 83 mijë lekë ose afro 700 euro.

Të lidhura

None found

Reagimi i saj erdhi pak orë pasi Veliaj mbrojti marrjen e saj në punë duke thënë se edhe në botë gazetarët merren për këshilltarë mediash.

Ashtu si Veliaj as zonja Kazhani nuk komentoi faktin se është aty këshilltare ekonomie dhe jo për mediat.

Kazhani, e cila drejton një portal që është etiketuar në media si mbështetës i fuqishëm i bashkisë dhe qeverisë, thotë se e ka marrë atë punë pasi nuk i mjafton rroga si gazetare.

“Sa të kem fuqi, sepse rroga si gazetare nuk më del askund dhe nuk ia dal të përballoj jetën si një grua që jetoj vetëm, pa asnjë mbështetje.

Po më mallkoni pse punoj? Seriozisht qenka ky halli juaj? Pse unë bëj dy punë? Do të këshilloja edhe Erion Velinë, edhe Lulzim Bashën, edhe Nard Ndokën, me qëllim për të paguar kredinë”, thotë Kazhani.

Ndërsa përmend se “nuk kam marrë kurrë një dhuratë nga ndonjë politikan. As shtëpi, as bileta ndeshjesh për në San Siro, as pushime apo qoftë edhe një stilolaps. Nuk kam marrë kurrë dhuratë as një kupon nafte nga ndonjë oligark”.

Kazhani i përgjigjet dhe reagimeve në rrjetet sociale duke paralajmëruar dorëheqjen:

“Rrjeti ka të drejtë, ai dhe shumë prej jush nuk keni faj. Mënyra sesi u orkestrua ky lajm, me qëllim mbulimin e halleve të ditës, ishte i përsosur.

As unë nuk po e njoh veten në këtë valë urrejtje. Më duket sikur rroga ime e dytë, erdhi uji, iku uji, është problemi më i madh i vendit dhe unë heq dorë nëse kjo ju rregullon jetën. Por do gjej një tjetër, dy, tre, sepse të punoj është e vetmja mënyrë që njoh!”

të fundit

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

9 minutes ago

Transportonin kundrejt pagesës 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë…

14 minutes ago

Albian Ajeti rilind te Lugano: gjashtë gola në dhjetë ndeshje pas një periudhe të vështirë

Albian Ajeti po përjeton një periudhë të shkëlqyer te FC Lugano, ku ka rigjetur formën dhe instinktin e golashënuesit pas…

19 minutes ago

Court definitively dismisses Trump’s $10 billion lawsuit against The Wall Street Journal over Epstein letter

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar padinë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit Donald Trump kundër gazetës…

33 minutes ago

Cambridge scientist among 69 victims of tragic railway crash in Spain

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

33 minutes ago

Hasani: Albanians should capitalize on changes in Serbia and call for an investigation into address deactivation

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

33 minutes ago