Mbrëmjen e sotme në një lidhe më Skype në emisionin “Opinion” ka qenë i ftuar ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio.
Duke komentuar vendimin e Shqipërisë për të dërguar për asistencë 30 mjekë dhe infermierë në zonën me të prekur nga koronavirusi në Itali, Di Maio u shpreh se janë emocionuar shumë italianë.
None found
“Jam i sigurt që do ja dalim, do ja dalim të gjithë së bashku dhe shumë faleminderit për kontributin që ka dhënë populli juaj, vendi juaj, për mjekët dhe infermierët që na keni dërguar”, u shpreh ai.
“Ju nuk e keni idenë sa injektim, inkurajim, entuziasëm ka patur falë imazheve të mbërritjes së mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria dhe nga fjalimi karizmatik i kryeministrit Edi Rama, që bëri të emocionohen shumë qytetarë italianë, në sensin pozitiv.
Sepse diskutimi i vlerave të përbashkëta, është një argument që flet për solidaritetin dhe miqësinë mes popujve dhe siç ka thënë Papa Françesku pak ditë më parë, askush nuk mund shpëtojë i vetëm nga kjo krizë. Unë besoj se Shqipëria, populli shqiptar dhe fjalët e Kryeministrit Rama përfaqësojnë atë vlerë europiane të solidaritetit, që ndoshta disa e kanë harruar.
Por siç thashë edhe kur mbërritën mjekët dhe infermierët, kjo vlerë është mirëpërfaqësuar tek populli shqiptar, tek shpirti i Shqipërisë dhe tek qeveria shqiptare”./tvklan.al
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…