Categories: Uncategorized

Milionat e siguruesve shkalafisin “bonus malus-in”, si e bastarduan ligjin e sigurimeve

Ministria e Financave dhe Ekonomisë duket se i ka dhënë fund në mënyrën më të keqe telenovelës së miratimit të një ligji të ri për sigurimet e detyrueshme motorike

Pas më shumë se vjetësh dhe disa draftesh të hartuara nga Autoritetit i Mbikëqyrjes Financiare, më në fund projektligji është hedhur për konsultim publik, duke paraprirë procedurat për miratimin e tij.

Të lidhura

None found

Megjithatë, shumica e propozimeve me rëndësi të AMF-së nuk janë reflektuar në ligj, çka reflekton, me sa duket, ndikimin e fortë të kompanive të sigurimit.

Kompanitë e sigurimit arritën ta shkalafisin komplet ligjin në fjalë duke i hequr thelbin e tij, i cili lidhej me detyrimin për të shlyer në kohë rekord dëmet ndaj të siguruarve si edhe aplikimin e parimit “bonus malus”.

Varianti që propozon qeveria ka eliminuar një nga risitë më të rëndësishme që propozonte AMF-ja në këtë projektligj, aplikimin e detyrueshëm të sistemit bonus-malus.

Aplikimi i këtij sistemi parashikohet si një mundësi në ligjin e ri, por nuk do të jetë i detyrueshëm dhe mund të përdoret vetëm nëse shoqëria e sigurimit e sheh të arsyeshme. Më herët “bonus malusi” ishte i detyrueshëm, madje AMF filloi të mbajë

AMF tentoi ta vinte në zbatim sistemin bonus-malus përmes akteve nënligjore, por në momentin e zbatimit kompanitë e sigurimeve u tërhoqën dhe refuzuan ta zbatonin marrëveshjen e arritur një vit më parë.

Gjithashtu, limitet e përgjegjësive që mbulohen janë shumë më të ulëta se ato që kishte propozuar AMF-ja.

Nëse AMF-ja propozonte që shuma minimale e përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në aksident të ishte 50 milionë lekë, Ministria e Financave në projektligjin e saj e ka ulur këtë shumë në 22 milionë lekë.

Gjithashtu, për dëmet e shkaktuara nga një ngjarje sigurimi kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo mjet do të jetë 55 milionë lekë, nga 135 milionë lekë që kishte propozuar AMF-ja.

Në rastin e autobusëve dhe kamionëve, kufiri i dëmit do të jetë 150 milionë lekë, nga 270 milionë lekë që kishte propozuar AMF-ja.

Siguruesit kishin kundërshtuar ashpër limitet e propozuara nga AMF-ja, me argumentin se limite kaq të larta mund të përballoheshin vetëm duke shtrenjtuar në masë të madhe primet e sigurimit.

Projektligji gjithashtu propozon një tavan për komisionet e ndërmjetësimit të agjentëve në 12% të primit të shkruar bruto. Komisionet e ndërmjetësimit aktualisht arrijnë nivele shumë më të lartë, ndonjëherë edhe më shumë se 20%.

Komisionet e agjentëve janë një nga mekanizmat kryesorë me të cilin kompanitë e sigurimeve konkurrojnë me njëra-tjetrën në shitjen e TPL-ve.

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

5 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

5 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

5 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

5 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

5 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

5 hours ago