Presidenti Meta ka vazhduar me publikimin e fakteve për “grushtin” e shtetit që ai pretendon të jetë bërë.
Pas fjalës së tij kur ai e quante “Rilindjen” një organizatë mafioze, Meta ia la vendin këshilltarit dhe vetë u ul në mes të gazetarëve.
None found
Në fjalën e tij gjatë konferencës për mediat, këshilltari i presidentit, Bledar Dervishaj sqaroi se si kanë vepruar institucionet në lidhje me “përzgjedhjen” e gjyqtares Arta Vorpsi.
Dervishaj akuzon kreun e KED-së, Ardian Dvoranin se ka gënjyer dhe se e ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Sipas tij, me shkresën që ka nënshkruar Dvorani ka shpërdoruar detyrën..
Më tej, ai akuzoi edhe Ministrinë e Drejtësisë se ka vepruar në mënyrë anti-kushtetuese.
“Ardian Dvorani vetëm gënjen. Ai ka deformuar totalisht faktet. Dvorani vendosi qëllimisht që të mos mbledhë KED. Me këtë shkresë zoti Dvorani ka konfirmuar faktin se ka shpërdoruar detyrën. Për këtë arsye kemi depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë.
Ardian Dvorani ka bërë interpretim të gabuar të ligjit. Dvorani ka gënjyer, tha se nga presidenti nuk ka ardhur asnjë informacion. Kam 20 vjet juristi, por eksperiencë më të shëmtuar se kjo nuk kam parë.
Të dërgojë MD për botim diçka që nuk është normale është krejt jashtë normave. Ministria e Drejtësisë ka dërguar për akte botimi, shkresa në ditë pushimi. Këta funksionarë publikë donin të shtrembëronin të gjitha provat për të thënë se kandidatja e renditur e para është e zgjedhur nga Këshilli. Turp më të madh nuk ka.
Vendim-marrjen e presidentit nuk mund ta komentonte askush, as Këshilli. Botimi është i paligjshëm. Situata është e rëndë për Miniostrinë e Drejtësisë. Qeveria me anë të MD ka dërguar për botim një akt që nuk e ka prodhuar vetë. Ka shkelur ligjin me të dyja këmbët”, tha ai.
Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…
Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…
Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…