Presidenti i vendit, Ilir Meta ka falenderuar publikisht boksierin Christian Demaj, i cili ishte i pranishëm në manifestimin e 2 marsit.
Meta thekson se nuk do ta harrojë deri sa të vdesë, video që boksieri i nisi dhe thirrjen e tij për pjesëmarrje.
None found
“I lumtur të kaloja një drekë të paharrueshme me kampionin ndërkombëtar të boksit, Christian Demaj🥊. Nuk do ta harroj deri sa të vdes atë natë kur në WhatsApp-in tim mbërrin një video me një boksier që sapo kishte mbaruar një ndeshje ndërkombëtare. Po ç’lidhje ka kjo me mua thashë?
Më pas dëgjova një apel të tij që bënte thirrje për të marrë pjesë në Manifestimin për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese dhe se ia dedikonte këtë fitore këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar. Gjumi im u prish se nuk po kuptoja nëse ishte një video fake apo e vërtetë.
Sot u mrekullova edhe më shumë kur ndjeva patriotizmin e pafund dhe dëshirën për t’u kthyer sa më parë përgjithmonë në Shqipëri dhe pse ka lindur e jeton në Gjermani.
Duke qëndruar me kampionin pashë dhe disa shenja sakrificash nga ndeshja e fundit. Si mund të ketë fitore pa sakrifica? Si mund të ketë demokraci dhuratë?
PRANVERA KUQEZI sapo ka nisur. 🇦🇱 Shqiponjat do kthehen në fole! 🦅🇦🇱 Faleminderit shqiponjë kampione! – shkruan Ilir Meta
Përmes një deklarate publike, kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje…
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione të ashpra deri në përplasje mes socialistëve dhe demokratëve. Në këto kushte,…
nga Prof. Romeo Hanxhari Jemi të gjithë kundër dhunës. Cila është dhuna? Ja raste të dhunës publike që ka kohë…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë në krah të policisë, e cila në ditët e…
Debate, tensione e përplasje verbale mes deputetëve në Kuvend. Flamur Noka i ka hequr mikrofonin kreut të Grupit parlamentar të…
Seanca plenare ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë me tensione. Në momentin që Kryetari Niko Peleshi po lexonte rendin e…