Categories: sport

Goli i Ernest Muçit ndaj Finlandës mahnit gazetarin turk: E quan sulmuesin shqiptar “fizikant eksperimental

Finalizimi i Ernest Muçit në fitoren 2-0 të Shqipërisë kundër Finlandës, në Ligën e Kombeve, ka tërhequr vëmendjen e gazetarit turk Bilal Kures. Ai i ka kushtuar një shkrim të veçantë golit të sulmuesit shqiptar, të cilin e ka cilësuar “fizikant eksperimental” dhe jo futbollist.

Kures tregon se e mësoi nga rrjetet sociale që Muçi kishte shënuar sërish një natë më parë dhe vendosi ta shihte golin mëngjesin pasues. Sipas tij, goditja me pjesën e jashtme të këmbës së djathtë, nga një kënd 40 gradë, bëri që topi të kërcente fort drejt cepit.

Të lidhura

None found

Me humor, gazetari shkruan se Muçi dukej sikur kishte llogaritur shpejtësinë e rrotullimit të Tokës, forcën e erës dhe çdo të dhënë tjetër përpara se të shënonte.

Kures shton se, po ta kishin menduar ndryshe ata që, sipas tij, duhet të rrisnin pula në fshat, Muçi pothuajse do të ishte larguar nga Trabzonspor vitin e kaluar. Ai shprehet i kënaqur që sulmuesi po qëndron në skuadër, ndërsa e mbyll shkrimin me një tjetër thumbim: edhe bujqësia është profesion i mirë, të paktën për ata që merren me një punë të cilën e kuptojnë.

të fundit

Igli Tare rrëfen sezonin te Milani: synimi për Granit Xhakën dhe humbja e dhimbshme ndaj Cagliarit

Në një prononcim të fundit për “Sky Sport Unplugged”, ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka “zbërthyer” gjithçka që ndodhi…

3 minutes ago

Dardan Berisha kthehet te KB Peja

Dardan Berisha ka vazhduar karrierën aty ku e la sezonin e shkuar, te KB Peja. Klubi i basketbollit, Peja, të…

9 minutes ago

Agim Ademi darkon me homologun izraelit para ndeshjes Kosovë-Izrael: Uruam për lojë të bukur dhe “fair-play

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me homologun e tij izraelit, Moshe Zuares.…

13 minutes ago

Nga Rexhbeçaj te Dalipi, Kosova po afron njëri pas tjetrit talentet e diasporës

Kombëtarja e Kosovës po përjeton një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së saj sa i përket afrimit të…

14 minutes ago

Qindra derdhje nafte nga lufta SHBA-Iran, satelitët zbulojnë ndotjen në Gjirin Persik

Lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po shkakton pasoja të rënda jo vetëm në rajon, por edhe në mjedis.…

15 minutes ago

Fundjava nis me shi, por e diela rezervon surprizën! Ja çfarë pritet me motin

Moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm gjatë fundjavës në të gjithë qytetet e vendit, me vranësira dhe reshje…

26 minutes ago