Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës në Ëashington, teksa ka komentuar gjithashtu dhe operacionin ‘Forca e Ligjit’, i ndërmarrë nga qeveria në kuadër të luftës kundër krimit dhe ‘KÇK’-së.
Meta është shprehur kritika ndaj operacionit duke deklaruar se lufta ndaj krimit nuk bëhet me fushata. Presidenti shtoi se institucionet ligjore kanë qenë aty, duke nënkuptuar SPAK-un.
“Nuk është një luftë që zhvillohet me fushata, por duke luftuar çdo ditë. I gjithë legjislacioni ka qenë aty dhe institucionet, askush nuk e pengon qeverinë të ngrejë Taskë Forcë. Por kur bëhen ndërhyrje duhet të jenë të mirë menduara, transparente, të besueshme dhe të mos krijojnë mbivendosje të karakterit ligjor sepse në një plan afatgjatë nuk i shërbejnë sundimit të ligjit”, tha Meta.
Në lidhje me përplasjet për anëtarë te Gjykatës Kushtetuesese, Ilir Meta është shprehur me tone të ashpra kundër qeverisë, duke deklaruar se partia në pushtet po tenton kapjen e plotë të Gjykatës dhe shkatërrimin e reformë në drejtësi.
“Ajo që mund të bëhet më mirë është shembulli i të gjithë politikanëve nga Presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit që të mos ndërhyjë në punët e drejtësisë. Çdo përpjekje që synon të vërë nën presion institucionet e reja të drejtësisë, nuk i shërben besimit të tyre.
Më duhet të them se është për të ardhur keq që ndërmerren nisma të tilla që tregojnë mungesë respekti për shtetin ligjor. Është një kokëfortësi e cila nuk na ndihmon të rrisim besueshmërinë brenda dhe jashtë vendit se po zbatojmë në mënyrë të përgjegjshme reformën në drejtësi, aq më tepër për institucionin më të rëndësishëm siç është Gjykata Kushtetuese.
Është vetëm përpjekje për të shndërruar Gjykatën Kushtetuese në një organizatë partie. Është Presidenti gjithmonë ka bërë më të mirën që Shqipëria të mos ngelej asnjë orë pa Gjykatë Kushtetuese.
Kushtetuta e ka të shkruar germë për germë radhën kushtetuese se si veprohet në këtë rast dhe Presidenti e ka zbatuar. Është e qartë gjithë përpjekja e mazhorancës për të kapur edhe këtë institucion të fundit të pa kapur për të hedhur në erë gjithë këtë reformë.”-tha Meta. /voa
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…