Categories: Uncategorized

Maxhoranca rrëzon tri dekrete të Metës

Maxhoranca ka rrëzuar tri dekrete që Presidenti i Republikës, Ilir Meta i kishte kthyer për rishqyrtim në Kuvend.

Bëhet fjalë për: Ligjin për “Tatimin mbi vlerën e shtuar”, i rrëzuar me 83 kundër 16 pro; Ligji për “Prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe te sigurise” rrëzuar me 81 kundër 17 pro dhe Ligji për “Aktivitetet e turizmit detar” rrëzuar me 84 kundër 17 pro.

Të lidhura

None found

-Më herët, Meta refuzoi të dekretojë ligjin e ri të qeverisë për “Tatimin mbi vlerën e shtuar”, që përjashton nga TVSH-ja të gjithë blerësit e mjeteve lundruese si jahte.

Meta e ka rikthyer sërish për rishqyrtim ligjin dhe në argumentet e tij thekson se kjo nismë krijon idenë e përjashtimit menatyre klienteliste. “Krijon idenë e një përjashtimi me natyrë klientiste dhe preferenciale, sepse përjashton jahtet dhe mjeteve të tjera ujore që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi. Është një veprim, i cili zvogëlon më tej bazën tatimore të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar; Nuk është në harmoni me nevojat emergjente të vendit, si dhe me parashikimet e Institucioneve Financiare, të cilat raportojnë për përkeqësimin e situatës ekonomike në vendin tonë.”- thekson Presidenti. Nisma e qeverisë krijoi mjaft debat në opinionin publik dhe nga opozita për shkak se përjashtimi i importit të jahteve u bë në një kohë që vendi ishte në karantinë dhe qytetarët po merrnin ndihma ekonomike”.

-Në datë 11 maj Presidenti i Republikes, Ilir Meta i ka kthyer Kuvendit te Shqiperise, ligjin per “Prokurimet ne fushen e mbrojtjes dhe te sigurise”.

“Pavarësisht qëllimit pozitiv të deklaruar të kësaj nisme ligjore, mënyra e formulimit të disa prej dispozitave që lidhen me shtrirjen e zbatueshmërisë së këtij ligji, cenojn parime të rëndësishme kushtetuese”– thuhet ne argumentimin e Presidentit, qe arsyeton edhe faktin pse nuk ka vene firmen mbi kete ligj.

Sipas kreut te Shtetit, “Nga shqyrtimi i përmbajtjes së disa dispozitave konkrete të ligjit, mungesa e përcaktimit të qartë e shterues të fushës së zbatimit të këtij ligji sa i përket llojit të mallrave dhe shërbimeve që mund të prokurohen sipas përcaktimeve të tij, krijon hapësirë që jo vetëm të shmangen procedurat e hapura për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, por dhe të ulet ndjeshëm mundësia e biznesit vendas për pjesëmarrje në këto procedura prokurimi, ku kriter kryesor është pasja e CSI-së (Certifikatës së Sigurimit Industrial)”

Ne relacion theksohet se “Mungesa e përcaktimit të qartë të fushës së zbatimit të këtij ligji sa i përket objektit jo shterues të mallrave dhe shërbimeve që mund të prokurohen sipas tij, cenon parimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, barazisë përpara ligjit, me pasojë diskriminimin e operatorëve të ndryshëm në treg, duke rritur mundësitë për dëm ekonomik ndaj financave të shtetit”.

-Ndërsa në datë 26 maj, Presidenti Meta ka kthyer ne Kuvend ligjin për aktivitetet e turizmit detar.

të fundit

Messi shënon, por Argjentina ndalet nga Kepi i Gjelbër dhe sfida shkon në shtesë

Argjentina nuk arriti ta mbyllë ndeshjen brenda 90 minutave ndaj Kepit të Gjelbër, pasi dueli përfundoi 1-1 në kohën e…

8 minutes ago

Ivan Zamorano kërkon Olisen te Real Madridi: Do ta afroja menjëherë

Edhe pse Real Madrid ka mohuar zyrtarisht interesimin për Michael Olise, emri i sulmuesit të Bayern Munich vazhdon të lidhet…

2 hours ago

Fanellat e zeza, nga përjashtim i rrallë në simbol mode i Kupës së Botës 2026

Një nga detajet e modës për të cilat do të mbahet mend Kupa e Botës 2026 është padyshim pushtimi i…

2 hours ago

Hailey Bieber Becomes a Sensation With SKIMS as Fans Clear Out Stock of the New Collection

Hailey Bieber ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas bashkëpunimit të saj të fundit me markën SKIMS të…

2 hours ago

Italian Princess at the Center of French Debate, Jordan Bardella’s Relationship Sparks Controversy Over His Political Image

Lidhja sentimentale e Jordan Bardellës, kreut të ekstremit të djathtë në Francë, me princeshën italiane Maria Carolina de Bourbon des…

2 hours ago

Two Kosovar citizens extradited from Germany to Kosovo after an international manhunt

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së…

2 hours ago