Categories: Uncategorized

Mësimi online, sfidë e ditëve të sotme: Shembulli i njërës prej shkollave më të mira në Tiranë

Ndërsa po përfundojmë javën e pestë të mësimit nga shtëpia, duket se shumë shkolla jamë përshtatur shumë shpejt me metodën e re të mësimdhënies, atë online.

Drejtues të një prej shkollave më të mira në vend, medresesë së Tiranës, “H. Mahmud Dashi” na tregon se pas njoftimit për ndërprejen e procesit mësimor në shkolla, që në datën 10 Mars, drejtoria e shkollës “Medreseja e Tiranës” hartoi planin e punës dhe udhëzuesit përkatës për të vazhduar më tej mësimin nga shtëpia.

Të lidhura

None found

Me mundësitë që të jep teknologjia në ditët e sotme, mësuesit arritën të kontaktonin në mënyrë të vazhdueshme me nxënësit e tyre për t’u qëndruar pranë atyre në këto ditë të vështira me qëllim që të mos kemi ndërprje të procesit mësimor.

Mësuesit duket se i kanë kthyer shtëpitë e tyre në shkolla e laboratorë.

Ata përdorin platforma nga më të ndryshme për të motivuar nxënësit dhe për të vazhduar me shpjegimet e mësimeve. Grupet e Whatsapp-it, klasat virtuale të Google (Google Classroom) dhe lidhjet direkte në Skype dhe Zoom janë bërë tashmë pjesë e natyrshme e arsimit në vend.

“Edhe pse kjo lloj metode mësimdhënieje nuk është njësoj si ajo që ndodh në bankat e shkollës, mund të thuhet që cilësia, efikasiteti dhe interaktiviteti i kanë kaluar pritshëmëritë,” shprehet një mësues i Medresesë.

“Nxënësit, jo vetëm janë njohur me materialet dhe konceptet e reja mësimore, por edhe kanë kryer detyrat e ngarkuara nga mësuesit dhe kanë zhvilluar mjaft projekte interesante. Gjithashtu edhe prindërit e nxënënsve kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë situatë të pazakontë.”

Sukseset e arritura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, klasat digjitale, pajisja me laboratorë dhe kabinete të ndryshme si dhe cilësia e stafit mësimdhënës kanë bërë që shumë prindër të regjistrojnë fëmijët e tyre pranë kësaj shkolle.

Me sa duket, një shkollë e një niveli të lartë në kushte normale arrin të jetë pararojë edhe në mësimin online.

Madje Medreseja e Tiranës, ka hapur regjistrimet edhe për të pranuar nxënës për vitin e ardhshëm arsimor.

Edhe në situatë pandemie si kjo që po kalon Shqipëria dhe mbarë bota, shumë prindër po vazhdojnë të regjistrojnë femijët me anë të një linku të afishuar në rrjetet sociale të shkollës
Nxënësit në këtë shkollë.pranohen me testim dhe me shumë gjasa testimi i këtij viti do të kryhet online.

Në Medresenë e Tiranës, mësimet zhvillohen me gjithë parametrat bashkëkohore, ku fëmijët me dijet e marra mund të studiojnë në Uniersitetet më të mira të Evropës dhe Amerikës.

Kjo eksperiencë online e arsimit duket se do të kthehet në një trend me përmasa të gjera globale.

Ashtu si çdo sektor i shoqërisë edhe Fondacionet që ofrojnë ambiente bashkëkohore arsimimi janë prekur nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi, por qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë lehtësuese në drejtim të tyre edhe pse bëhet fjalë për të ardhmen e vendit.

të fundit

Greqia me paketë masash ekonomike! Pensionistët do marrin 400 euro shtesë çdo vit! Paga minimale 1000 euro! Rritja rrogash në sektorin publik e privat

Një paketë e re masash ekonomike pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme për pensionistët, punonjësit e sektorit publik dhe privat…

55 seconds ago

Peter Magyar premton rikthimin e pasurive të grabitura nga shteti gjatë epokës Orbán

Peter Magyar u ka premtuar hungarezëve se do të rikthejë shtetit asetet e fituara në mënyrë të paligjshme gjatë epokës…

3 minutes ago

Arsenali investoi rreth 520 milionë euro, por ende nuk ka gjetur zgjidhjen për problemin kryesor

Arsenali e mbylli afatin kalimtar të verës si kampion Ligës Premier, por pritshmëritë e mëdha të tifozëve nuk u përmbushën…

16 minutes ago

Transformimi i Gjermanisë: Nga toka e emigrantëve në destinacion imigrantësh

Migracioni është një temë e ndjeshme: frika nga migrimi i pakontrolluar dominon debatin publik. Shumë njerëz harrojnë se dikur edhe…

20 minutes ago

Sulmet ruse godasin Ukrainën pavarësisht pauzës së njoftuar, një viktimë dhe tre të plagosur

Rusia ka vijuar sulmet me dronë ndaj Ukrainës gjatë natës, pavarësisht deklaratës së Vladimir Putinit se Kievi nuk do të…

21 minutes ago

Fire at the Blue Eye, four kiosks burned, flames extinguished after two hours

Një zjarr ka rënë pak pas mesnatës në hyrje të Syrit të Kaltër, në territorin e bashkisë Finiq. Si pasojë…

40 minutes ago