Categories: Uncategorized

Me dy emra dhe të dënuar për trafiqe në Angli, kush janë dy emrat e rinj në listën e zezë të OFL-së

Dy emra të rinj janë vënë në listën e zezë të OFL-së.

Ata kanë kërkuar deklarimin e burimeve të pasurisë në Elbasan, për dy persona që janë dënuar nga drejtësia angleze për trafik kokaine.

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për shtetasit Klaus Metushi, i njohur ndryshe me emrin Klodjan Çopja, dhe Emiljan Shega, të dy të dënuar në Angli për trafikim të lëndëve narkotike.

Zëdhënësja e OFL-së, gjatë deklaratës së djeshme tha se në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL-ja vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

“Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL-ja u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve: K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike; E. SH., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut për veprime të mëtejshme”, u shpreh zëdhënësja.

Klaus Metushi, apo Klodjan Çopja, është dënuar në Angli në vitin 2017 me 17 vite burg, pasi ishte cilësuar si kreu i një rrjeti të shpërndarjes së drogës, vlera e së cilës arrinte deri në 60 milionë paund. Ky rrjet funksiononte kryesisht në perëndim të Londrës. Copja, 33 vjeç, u dënua nga Gjykata e Kurorës Kingston, pasi u deklarua fajtor për një seri të veprave të drogës, duke përfshirë tri akuza për komplot për të furnizuar droga të kategorisë A.

Mediat britanike shkruanin se ai drejtoi një rrjet të madh të furnizimit me kokainë për më shumë se tri vjet, me lidhje me grupet e krimit të organizuar britanik dhe të tjerë në Londër dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Zyrtarët e Grupit të Krimit të Organizuar kapën më shumë se 200 kg kokainë të klasës së lartë dhe arrestuan 20 korrierë dhe “të besuar” të lidhur me Çopjan, pasi ata e “çmontuan” rrjetin e tij.

Policia angleze besonte se Çopja ishte vetëm njëri nga një sërë tregtarësh të fuqishëm shqiptarë të drogës që tani po përmbytin Londrën dhe Britaninë e Madhe me kokainë. Statistikat e Shtëpisë së Punës, të lëshuara në nëntor të vitit 2017, treguan sasinë e drogës të marrë nga Forca Kufitare dhe oficerët e Policisë u rritën me gati një të tretën në vitin 2016. Zyrtarët kapën 5.516 kg, sasia më e madhe që nga viti 2003.

Emiljan Shega u arrestua në vitin 2010 në Angli ku u dënua me dy vite e gjysmë burg. Ai ishte pjesë e një grupi të shpërndarjes së kokainës dhe pastrimit të parave, vlera e së cilave ishte 10 milionë paund. Gjithashtu, në Kingston Croën Court, Shega u dënua me 5 vjet, pasi pranoi dy akuza të posedimit të një arme zjarri, posedimin e një pajisje shtesë për një armë zjarri dhe mbajtjen e municioneve.

“Shega është një kriminel i ri që besonte se ai ishte i zgjuar në fshehjen e armëve të zjarrit në kopsht. Për fat të keq për të, ai nuk ka llogaritur që ato të rikuperohen nga Policia dhe se marrëzia e tij, fotografimi i skenës, përfundimisht do të shërbente për të ndihmuar në inkriminimin e tij.

Ajo që ai planifikoi të bënte me armët, është e paqartë, por nuk kam dyshim se ata do të kishin përfunduar në duart e atyre që ishin të përfshirë në krimin e organizuar. Në këtë kuptim, ky është një operacion i suksesshëm i cili ka arritur kulmin në heqjen nga qarkullimi të dy armëve”, tha një nga oficerët anglezë që mori pjesë në operacionin për arrestimin e Emiljan Shegës.

të fundit

Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë

Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…

9 minutes ago

Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërnli janë gati për vendimin drastik

Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…

17 minutes ago

Konflikti për hapësirat publike në Korçë/ Zbardhen detaje nga sherri mes dy pronarëve të lokaleve, tre persona mbetën të plagosur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…

36 minutes ago

Plas sherri mes dy pronarëve te Pazari i Vjetër në Korçë, plagoset një person (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…

1 hour ago

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, niveli më i ulët në 17 vite në janar-mars

Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit, ishin vetëm 5,2 miliardë lekë, rreth 53 milionë euro në tremujorin e parë të…

2 hours ago

Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…

2 hours ago