Vijon Operacioni Forca e Ligjit vijon me intensitet punën për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ nr. 1 të datës 31.01.2020., për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës.
Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:
None found
– O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim”;
– P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.
Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.
Situata e tensionuar vijon në Tiranë që prej orëve të paradites, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të…
EgnatiaNë një komunikim të bërë për mediat pak minuta më parë, Egnatia konfirmon se ndeshja me Midtjylland, e vlefshme për…
Një pjesë e forcave te policisë ndodhen tashmë nën presionin e gurëve dhe lëndëve ndezëse nga protestuesit. Në pjesë e…
Këngëtari Joz Marku ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në rrjetet sociale, në një kohë kur protestat e…
Gazmend Hoxha i njoftoi zyrtarët e lartë ushtarakë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin me misionin e KFOR-it…
Më 25 tetor 2026, në Serbi do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të shpallura më 9 shtator nga presidenti…