Categories: Uncategorized

”Me çfarë të drejte i fusin duart një gruaje”, infermieri reagon për dhunën e stafit mjekësor

Infermieri Frrok Bardhi ka reaguar për protestën e djeshme në sheshin “Skënderbej” dhe për videon që qarkullon për dhunën e personelit mjekësor ndaj një gruaje. Në një shkrim në Facebook, thotë se nuk lejohet që asnjë nga personeli i Urgjencës të marrë me dhunë një qytetare për ta dërguar në spítal apo rajon policie.

“Kush i detyron,personelin e Urgjencave, të vënë dorë mbi qytetarët? Është e ndaluar me ligj, që asnjë pacient, e aq më shumë asnjë qytetar nuk mund të preket, urdhërohet jashtë dëshirës së tij, edhe në raste kur është rëndë, të dërgohet në Spital apo Rajon Policie. Kush ka urdhëruar ekipin mjekësor, apo ata Infermierja dhe Shoferi e kanë bërë me zell dhe me dëshirë. Po qarkullon një video nga një media vizive, ku duket qartë dhuna e personelit mjekësor mbi një Grua. Ku e marrin të drejtën këta? Kush i urdhëron? Janë militantë, mercenar apo personel mjekësor? Kjo është QKUM=tha apo 127 pra, për të gjithë ata që nuk e dinë”, tha Bardhi.

Të lidhura

None found

Më pas në koment, Bardhi shtoi se ligji e dënon ashpër dhunën e tyre. Më pas ngre pyetjen se me çfarë të drejte dhe nga kush urdhërohen këta persona që të prekin një grua.

“Infermieren dhe shoferin nuk i njoh, janë të vonshëm, kanë filluar punë në urgjence pasi më kanë hequr nga puna. Por Mjeku më habit edhe pse nuk ka qenë ndonjë adap për këto lloj punësh asnjëhere. Ligji i ndalon. Video që infermierja dhe shoferi e shtyjnë deri në përplasje është e dënueshme. Dhe i lutem Qyetares, ti denoncojë këta dhunues. Ligji i dënon. Ligji është i ashpër. Por edhe kanuni është i ashpër. Me çfarë të drejte, i fusin duart një gruaje, një nëne, një motre. Kush janë këta lloj mercenarësh, nga kush urdhërohen”, shkroi Bardhi.

të fundit

Ngushtica e Hormuzit do të hapet për të gjitha anijet 30 ditë pas marrëveshjes SHBA-Iran, në fillim Teherani do kryejë çmimin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po diskutojnë një plan për të hapur Ngushticën e Hormuzit rreth 30 ditë pasi arritën…

16 minutes ago

“Referendumi ishte madhështor”, Berisha: Rama, fundin e ke të shpejtë! Nesër në raportin e IBAR gjen Lubi Ballukun

Kryetari i rikonfirmuar në detyrë pas zgjedhjeve të 23 majit në krye të PD-së, Sali Berisha, teksa falënderoi nga podiumi…

36 minutes ago

Aksident i rëndë në Tiranë, dy automjete përplasen “kokë më kokë”! Mbetet e lënduar një grua shtatzënë dhe disa fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Vaqarrit, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete…

44 minutes ago

Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit pretendon se Teherani është “më i fortë sot sesa në fillim të luftës”

Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit për Teheranin e Madh, pretendoi se Teherani është më i…

59 minutes ago

Rreth 4 orë në prokurori/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas 3 orësh e 45 minutash. Karçanaj është parë…

1 hour ago

PD mblidhet të mërkurën, priten vendime të rëndësishme

Partia Demokratike pritet të mbledhë këtë të mërkurë Kryesinë e saj, në prag të Kuvendit Kombëtar që do të zhvillohet…

1 hour ago