Categories: Uncategorized

“Mbyllur në Surrel”, Rama u përgjigjet kritikëve: T’a qepin gojën! (VIDEO)

“Ta qepin gojën ata që thonë dil nga shtëpia. Unë në shtëpi mbyllen në fundjavë, si gjithë të tjerët, se nuk i përkas rracës së keqe që thonë ‘bëni si them unë, po mos bëni si bëj unë…”

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të PD-së, se po kalon më shumë kohë në shtëpi se sa në zyrë duke punuar.

Të lidhura

None found

Rama iu drejtua opozitës me fjalët “duhet ta qepin gojën në këtë kohë lufte”.

Deklarata e Ramës:

Ta qepin gojën ata që thonë dil nga shtëpia. Unë në shtëpi mbyllen në fundjavë, si gjithë të tjerët, se nuk i përkas rracës së keqe që thonë ‘bëni si them unë, po mos bëni si bëj unë’. Realisht është kulmi, që në këtë kohë kolere shpifjet dhe brockullat vazhdojnë.

Nuk jam tipi i dukjeve se nuk më ka munguar dukja, pikë e zezë. Kjo javë do të jetë intensive, se hyjmë në javën e shpërthimit të bombave.

Sot humbi jetën një 43-vjeçar, që nuk vuante nga sëmundje kronike. Ngushëllime familjarëve. Kjo mortje që ka sulmuar botën synon më të moshuarit dhe më të dobëtit fizikisht mes nesh, pro as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm.

Mos luani me zjarrin ju lutem. Do humbasim njerëz, nuk e di se sa, askush nuk e di askund, por nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, dhe këtë e kemi në dorë ne, duke bërë durim.

Shiheni ç’ndodh në botë, me kapacitete shumë më të mëdha po mendojnë për kapacitete sipërfaqe të varreve pasi nuk përballin dot agresionin progresiv dhe marrjen e frymës vetëm me spitale.

Ne u futëm shpejt në llogore, dhe është turp të humbasim këtë avantazh për mustaqet e Çelos. Kush e ka menduar që kjo luftë do mbarojë pa humbje jetësh e ka gabim.

të fundit

Pamjet virale alarmojnë tifozët, Ferran Torres rrëzon trofeun e Kupës së Botës

Ferran Torres shkaktoi një valë paniku pasi një video virale e tregoi atë duke balancuar valixhen që përmbante trofeun e…

31 seconds ago

Tensione para Kuvendit, protestuesit depërtojnë kordonin policor dhe qëllojnë efektivët me vezë

Situata para Parlamentit është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të enjteje, ku protestuesit e mbledhur kanë arritur…

6 minutes ago

Arsenali kontakton për Yan Diomande, Arteta e sheh si alternativën e Rogers

Arsenali ka nisur lëvizjet për transferimin e Yan Diomande, me sulmuesin anësor të RB Leipzig që është shndërruar në një…

12 minutes ago

Manchester City kërkon 100 milionë euro për Rodrin mes interesimit të Real Madridit

Real Madridi ka intensifikuar interesimin për transferimin e Rodrit, duke e konsideruar mesfushorin e Manchester Cityt si përforcimin ideal për…

19 minutes ago

VIDEO/ Tensione para parlamentit, protestuesit heqin gardhin metalik

Kanë nisur tensionet e para në protestën që po mbahet përpara Parlamentit. Protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur në…

21 minutes ago

VLEN kërkon sqarime: Çfarë ndodhi me 7 milionë eurot e Zvicrës për ujin në Gostivar?

VLEN akuzon Arben Taravarin se po ikën nga përgjegjësia për ndotjen e ujit në Gostivar."Arben Taravari po bie ndesh me…

25 minutes ago