Categories: maqedoni

VLEN kërkon sqarime: Çfarë ndodhi me 7 milionë eurot e Zvicrës për ujin në Gostivar?

VLEN ka drejtuar akuza ndaj Arben Taravarit, duke pretenduar se ai po shmang përgjegjësinë për problemin e ndotjes së ujit në Gostivar.

Të lidhura

None found

Sipas VLEN-it, qëndrimet e Taravarit bien në kundërshtim me njëri-tjetrin. Nga kjo parti kujtojnë se dikur ai dilte para gostivarasve dhe e fajësonte pushtetin e atëhershëm se, për shkak të neglizhencës dhe mungesës së veprimit, po i “helmonte” qytetarët. Ndërkohë, gjatë mandatit të tij, ai deklaronte se çështjen e ujit në Gostivar po e zgjidhte “për 100 vitet e ardhshme”.

VLEN pretendon se Taravari jo vetëm që nuk i realizoi premtimet, por tani, kur barra e përgjegjësisë i takon administratës që ai drejtoi, nuk po mban as përgjegjësi politike. Dy rezervuarët gjigantë, të paralajmëruar prej tij në vitin 2022 si zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm dhe si donacion nga Zvicra, gjithashtu nuk u ndërtuan.

Në këtë kuadër, VLEN pyet se ku përfunduan 7 milionë eurot e ndihmës zvicerane. Njëkohësisht, partia ngre edhe pyetjen nëse uji i Gostivarit po përfundon njësoj si kanalizimi i Zajazit.

Nga VLEN e cilësojnë situatën si thellësisht ironike, pasi, sipas tyre, kritikat që Taravari ua adresonte dikur rivalëve politikë sot dëshmojnë më qartë dështimin e tij. Ata theksojnë se standardet nuk duhet të përshtaten sipas interesave politike dhe se, nëse në vitin 2017 mjaftonte çdo dyshim për të ngritur akuza të rënda, faktet e sotme e bëjnë gjendjen edhe më shqetësuese.

Qytetarëve, sipas VLEN-it, nuk u duhen justifikime apo heshtje, por transparencë, llogaridhënie dhe marrje përgjegjësie. Ata presin ujë të sigurt dhe institucione funksionale.

VLEN kërkon që çdo zyrtar që ka dështuar të mbrojë shëndetin publik të mbajë përgjegjësi të plotë, si dhe që e vërteta të zbardhet në tërësi. Sipas partisë, askush nuk mund të përdorë postin, përkatësinë partiake apo heshtjen për t’iu shmangur përgjegjësisë.

Në përfundim, nga VLEN deklarojnë se Arben Taravari duhet t’u japë përgjigje qytetarëve të Gostivarit duke zbatuar të njëjtin standard që kërkonte më parë prej të tjerëve. Përgjegjësia, theksojnë ata, nuk është vetëm një slogan opozitar, por detyrim edhe kur drejtohet pushteti lokal./Telegrafi/

Tags: vlen

të fundit

Flamuri i Maqedonisë së Veriut vendoset për herë të parë në zyrën e Ali Ahmetit: Mbështes shtetin unitar, ma sugjeruan edhe ambasadorët

Pas 24 vitesh nga themelimi i Bashkimit Demokratik për Integrim, në zyrën e kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, në Reçicë…

5 seconds ago

Komuna e Gostivarit: Vijojnë ndërhyrjet në terren për rikthimin në normalitet të sistemit të ujësjellësit

Komuna e Gostivarit në një njoftim për media informon se Shtabi i Krizës në nivel qendror dhe lokal, si dhe…

55 seconds ago

“Joshua gaboi që më zgjodhi”, Kristian Prenga paralajmëron nokautin: Më pas mund të përballem me Furyn

Ilustrim: Anthony Joshua - Kristian PrengaKristian Prenga do të zhvillojë duelin e karrierës më 25 korrik, ku do të përballet…

5 minutes ago

Barcelona punon për largimin e tre futbollistëve, Flick miraton vendimin

Barcelona ka hyrë në fazën vendimtare të afatit kalimtar të verës, duke punuar intensivisht për të finalizuar largimin e tre…

6 minutes ago

FOTO/ Pamje të rënda në protestë, i riu i gjakosur dërgohet me urgjencë në ambulancë

Një incident i rëndë është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një i ri, që në kokë ka dhe një…

10 minutes ago

Doganat e Maqedonisë konfiskojnë bizhuteri ari me vlerë 1.3 milion denarë, kallëzim penal ndaj një personi

Doganierët në pikën kufitare Tabanoc, me të hyrë në vend, parandaluan një përpjekje për kontrabandë të 348 gramëve bizhuteri ari,…

14 minutes ago