Categories: Uncategorized

Mbyllja e kufijve për Shqipërinë, habit Pipero: U ndëshkuam se dhamë shifra të sakta!

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero tha për “Ilva Now” se vdekja e kolegut të tyre ishte një lajm shokues për të gjithë dhe vërtetoi atë që është thënë gjithmonë, se ky virus është shumë i rrezikshëm dhe nuk përjashton askënd.

Ai theksoi se ndryshe nga faza e parë e këtij virusi, kur ishte e nevojshme mbyllja e detyruar e qytetarëve apa karantinimi, në fazën e dytë janë 2 gjëra që duhen pasur gjithmonë parasysh, të cilat sipas tij nëse zbatohen, do të bëjnë të mundur vënien nën kontroll të virusit për 1 javë deri në 10 ditë.

Të lidhura

None found

“Faza e dytë e kësaj epidemie do mirëkuptim dhe bashkëveprim; nga përgjegjësia e qeverisë kalon në përgjegjësi të të gjithë qytetarëve në respektim të dy masave fare të thjeshta. Kjo pandemi ishte historike dhe na dha një mësim historik; distanca dhe mbajtja e maskës, krahas higjienës, janë të mjaftueshme për ta mbajtur nën kontroll këtë epidemi. Atje ku janë respektuar këto masa rezultatet kanë qenë shumë të mira.

Do t’ju lutesha të gjithë qytetarëve që edhe sot pasdite, në darkë apo nesër në mëngjes të nisin të respektojnë distancën dhe vendosjen e maskës dhe për 1 javë apo 10 ditë epidemia vihet nën kontroll”, tha mjeku, shkruan euronews.

Z. Pipero e cilësoi të nxituar vendimin e BE për të veçuar Shqipërinë nga lista e vendeve të vizitueshme, duke u shprehur i bindur se ky vendim është i pabazuar në të dhëna reale.

“Situata tek ne nuk është në atë nivel që rrezikon shëndetin e qytetarëve në vendet fqinje. Ne kemi një numër shumë të vogël, në raport me komunitetin jashtë Shqipërisë. E them si specialist i shëndetit publik nuk rrezikohet shëndeti i askujt pse vjen në Shqipëri.

Mjafton të mbajmë maskën e të ruajmë distancën. Tek ne, për shkak të strategjisë së gjurmimit të rasteve dhe tamponimit edhe të kontakteve, ky numër del relativisht i madh. Në vendet e tjera tamponi nuk i bëhet kontakteve, vetëm rasteve klinike.

Ne kemi qenë të sinqertë në shifrat që kemi dhënë, pasi në këtë situatë e vërteta është më rëndësishme se statistika”, tha mjeku infeksionist.

Z. Pipero këshilloi se në këtë situatë kur dielli, ajri, gjumi, ushqimi i shëndetshëm janë të rëndësishëm për të mundësuam imunitetin, secili mund të bëjë pushimet që ka planifikuar në det, por gjithmonë duke u ruajtur e duke ruajtur të tjerët.

“Duke qenë se të gjitha studimet sugjerojnë se virusi nuk transmetohet përmes ujit, deti është i shëndetshëm. Iu them njerëzve t’i bëjnë pushimet, por me kusht që hotelet dhe vetë qytetarët të zbarojnë protokollet e sigurisë”, theksoi ai.

të fundit

Kosova synon medalje në Zagreb, Luke Davies debuton me ekipin

Prej të premtes deri të dielën në Zagreb të Kroacisë do të mbahet gara Grand Prix e xhudos derisa Kosova…

34 seconds ago

Balla kërkon rikthimin e PD-së në Reformën Zgjedhore: Katër prioritetet dhe kritikat për protestat në Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të heqë dorë nga…

6 minutes ago

Hysaj synon të vazhdojë karrierën në Itali

Mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj po vazhdon të jetë pa skuadër dhe pritet që për të ardhmen e tij, të…

6 minutes ago

Mospajtime mes Zidane dhe Mbappé, heshtje në Madrid e tension në kampin francez

Marrëdhënia midis yllit të Real Madridit, Kylian Mbappé, dhe Zinedine Zidane, trajnerit të kombëtares franceze, ka parë disa tensione kohët…

6 minutes ago

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen një nënë dhe djali i saj

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e…

9 minutes ago

Sara Mila largohet nga SPAK pas pyetjeve për dyshimet për blerje votash: “Politika e vjetër po hedh baltë”

Deputetja e PS Sara Mila është paraqitur në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje lidhur me dyshimet për…

9 minutes ago