Gara e Grand Prix në xhudo zhvillohet nga e premtja deri të dielën në Zagreb të Kroacisë, ku Kosova do të përfaqësohet nga gjashtë garues.
Në kategoritë e femrave, Erza Muminoviq do të garojë deri në 48 kilogramë, Fatjona Kasapi deri në 52 kilogramë dhe Flaka Loxha deri në 57 kilogramë.
None found
Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të përballen në kategorinë deri në 73 kilogramë. Në atë deri në 81 kilogramë, për Kosovën garon Luke Davies, i cili debuton me ekipin e saj.
Davies, 21 vjeç, ka përfaqësuar deri tani Britaninë e Madhe dhe ka ndërtuar një karrierë solide. Ai ka shprehur dëshirën për ta çuar më tej karrierën sportive duke iu bashkuar ekipit kosovar të xhudos, ndërsa gara në Zagreb do të shërbejë si provë e mirë për të.
Çdo garë ka rëndësi të veçantë për xhudistët e Kosovës, pasi ka nisur periudha kualifikuese për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”. Çdo fitore ndikon në pikët që garuesit grumbullojnë.
Akil Gjakova synon pjesëmarrjen e tretë në Lojërat Olimpike. Për Dardan Cenën, Erza Muminoviqin, Fatjona Kasapin dhe Flaka Loxhën, objektivi është debutimi në këtë skenë.
Fituesi i medaljes së artë në Grand Prix merr 700 pikë në ranglistën botërore. Në Zagreb, Kosova nuk do të ketë në garë dy xhudistet e saj më të mira, Distria Krasniqin dhe Laura Fazliun. Krasniqi po rikuperohet nga një lëndim, ndërsa është vendosur që Fazliu të pushojë.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të heqë dorë nga…
Mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj po vazhdon të jetë pa skuadër dhe pritet që për të ardhmen e tij, të…
Marrëdhënia midis yllit të Real Madridit, Kylian Mbappé, dhe Zinedine Zidane, trajnerit të kombëtares franceze, ka parë disa tensione kohët…
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e…
Deputetja e PS Sara Mila është paraqitur në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje lidhur me dyshimet për…
Maqedonia e Veriut ka hapur ambasadë rezidente në Vilnius, Lituani."Ambasadën e hapën ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të…