24 orë pasi emri i tij u lakua nga operacioni ‘anti-KÇK’ që i kërkonte justifikimin e pasurisë, ish kreu i Bandës së Durrësit Lulzim Berisha ka shkuar vetë në zyrat e OFL-së për të dorëzuar dokumentacionin.
Lulzim Berisha dhe avokati i tij mbrojtës Detar Hysi kanë qëndruar për më shumë se tre orë në zyrat e operacionit Forca e Ligjit ku dhe kanë paraqitur dokumentet e kërkuara për pasurinë personale dhe atë të familjes. Mësohet se Berisha ka deklaruar se pasuritë e tij janë të ligjshme si dhe ka rradhitur përpaa hetuesve pronat e bizneset që posedon.
Abcneës ka siguruar formularin që OFL i dorëzoi Lulzim Berishës për pasurinë. Kërkesa është firmosur Drejtues i Parë i OFL, Arben Dashi.
Në dokument thuhet se “Shtetasi Lulzim Adem Berisha me banim në lagjen nr.5 rruga Adria në Durrës të paraqitet pranë Strukturës Operacioni Forca e Ligjit brenda 48 orësh dhe të lëshojë autodeklaratë në lidhje me:
Burimin e ligjshëm të sigurimit të pasurisë
Shkakun e posedimit dhe percaktimin e mases te se drejtes apo interesit te ligjshem qe gezon mbi pasurine.
Sqarimin e menyres se fitimit te pasurise (ne vecanti burimin e te ardhurave)
te ardhura e ligjshme vjetore
cdo informacion ne lidhje me pasurine”
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…