Bilanci i viktimave dhe i të infektuarve nga Covid-19 në botë është rritur ndjeshëm.
Kështu numri i viktimave të koronavirusit në botë ka tejkaluar 140 mijë, duke arritur në numrin e frikshëm prej 140,773.
Bilanci u bë nga Universiteti Johns Hopkins, sipas të cilit në renditjen e trishtuar, Shtetet e Bashkuara janë të parat me 33 mijë vdekje, të ndjekur nga Italia dhe Spanja (mbi 19 mijë vdekje).
Në total, ka 2,101,164 raste të infektuar me Covid-19.
753 persona të tjerë kanë vdekur në Francë në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e vdekjeve në 17.920. Në total, autoritetet franceze raportuan se 31.305 persona ishin shtruar në spital.
Numri i vdekjeve të koronavirusit të regjistruar në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar në 24 orët e fundit, ishin 861Kjo konfirmohet nga të dhënat e publikuara nga Departamenti i Shëndetësisë, duke e çuar numrin e regjistruar në vend në 13.839 viktima. Ndërkohë, infeksionet tejkalojnë 103 mijë, me një kurbë rritje të qëndrueshme.
Numri i njerëzve që humbën jetën në Spanjë brenda një dite nga koronavirusi rritet me 551, i barabartë me më pak se 3%, duke e çuar totalin në 19.130. Rastet e konfirmuara të infeksionit u rritën gjithashtu, me +5,183 ose 2%, në 182.816, më pak se 3% një ditë më parë.
Belgjika bëhet vendi i parë në Europë me më shumë viktima, në raport me numrin e popullsisë, duke kaluar edhe Spanjën. Në 24 orët e fundit u raportuan 417 viktima, duke e çuar numrin total në 4857. Për një vend me 11.5 milion banorë, kjo do të thotë një mesatare prej 419 viktima për 1 milion banorë.
Dashi Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do e keni kokën mes reve, gjë që do ju rrezikojë…
Kodrat e Cakranit janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune. Fatmirësisht nuk ka banesa përreth dhe nuk rrezikohen…
Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh ajrore në qytetin port jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke synuar depo armësh…
Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të…
Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…
Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…