Me 18 maj të gjithë maturantët do të rikthehen në bankat e shkollës për të bërë të gjithë përgatitjet e nevojshme për provimet e maturës shtetërore.
Dhe përpara se të vijë e hëna, Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një videomesazhi pati disa porosi për maturantët.
None found
Shahini: Në mënyrë që të kujdeseni për shëndetin tuaj, familjarëve tuaj, shokëve tuaj dhe mësuesve është me rëndësi të ndiqen disa rregulla të thjeshta gjatë qëndrimit në shkollë. Para se të vini në shkollë duhet të vendosni maskën, para shkollës do të rreshtoheni në distancën deri në 2 metra nga njëri-tjetri, distancë që duhet të mirëmbahet gjatë gjithë qëndrimit tuaj në shkollë.
Edhe ulja në klasat tuaja është organizuar në një distancë të tillë. Nëse keni nevojë të përdorni dizenfektues gjatë qëndrimit në shkollë keni në bankat e shkollës nga një dizenfektues që mund të përdoret gjatë ditës.
Nëse harroni regullat mos u shqetësoni pasi në hyrje të secilës shkollë dhe në hyrje të secilit kat kemi vendosur një poster me ilustrime të thjeshta të rregullave kryesore që duhet të ndiqni. Rregulli kryesor për parandalimin e përhapjes së viruseve është larja e shpeshtë e duarve.
Në klasa nuk do të jenë më shumë se 15 nxënës maturantë dhe do të shfrytëzohen edhe shkollat 9 vjeçare.
Sa i takon provimeve do të përfshihen vetëm temat e zhvilluara para mbylljes së shkollave.
Provimet e maturës do të mbahen mes datave 8-18 qershor.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…