Categories: Uncategorized

Masat drastike për koronavirusin, Rama: Mos na detyroni të përdorim forcën!

“Uroj që të mos përdorim forcën siç mund të ndodhë për festën e Ditës së Verës në Elbasan…”

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në deklaratë për mediat për të folur në lidhje me koronavirusin në Shqipëri.

Të lidhura

None found

Fjala e Ramës:

Në asnjë vend nuk është bllokuar aktiviteti prodhues, as në Itali. Ja çfarë thotë fjalë për fjalë edhe qarkoja e fundit e qeverisë italiane lidhur me fabrikat dhe kompanitë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mjedise prodhimi.

Të garantohet maksimal puna në distancë apo nga shtëpia. Atë pjesë të punës edhe fasonët mund ta japin për t’u bërë nga shtëpia nëse është e mundur.

Të merren protokollet e sigurisë kundër infektimit dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca ndërnjerëzore e 1 metri të bëhen shkurtimet e nevojshme brenda atij mjedisi. Pra nëse jemi në kushte kur nuk arrijnë distancat, duhen bërë shkurtime dhe të dezinfektohen vendet e punës dhe duhet kuptuar shumë qartë; kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë se Italia apo të gjitha vendet e tjera po bëjmë ndonjë ndarje klasash apo një trajtim diskriminues qoftë në call center apo fason.

Nëse mbyllim bare dhe lokale, nëse shmangim maksimalisht grumbullimet, atje ku ka sistem organizativ ku një shef është plotësisht e mundur të garantohemi se nuk infektohemi dhe nuk bëhemi përçues të virusit nga fakti që jemi detyruar të jemi së bashku.

Aty ku është e mundur që puna të bëhet në distancë është gjëja më e mirë. Ka një pyetje për qendrat tregtare. Do të pezullohen të gjitha aktivitetet ku nuk lidhet për shërbimin ushqim apo farmaceutik. Dyqane rrobash apo parfumesh.

Edhe sikur bota të ketë mbaruar nesër mbrëma nesër paradite, furrat e bukës, ushqimoret, farmacitë do të jenë të hapura. Jini të qetë dhe në këtë drejtim nuk do të ndryshojë asgjë.

A do të pezullohet ecja në këmbë? Nuk pezullohet por nuk është e këshillueshme në grup dhe as familje të tëra të ngrihen dhe të grumbullohen tek Kodrat e Liqenit. Uroj që të mos përdorim forcën siç mund të ndodhë për festën e Ditës së Verës në Elbasan.

Sa i përket autobusëve të punëtorëve aty ku bëhet fjalë për kompani prodhuese edhe në këtë aspekt është e rëndësishme të merren masa për dezinfektime. Flasim për më tutje dhe jo për këto tre ditë.

të fundit

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

5 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

5 hours ago

Qorri debaton ashpër me Dudushin: Mua të më thonë puthe filanin, kur nuk e shoh dot me sy nuk bëj mor vëlla

Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…

5 hours ago

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi mban një minutë heshtje, mungon opozita

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…

5 hours ago

Hetimet e SPAK për AKSHI-n, Bushati: Pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri! Janë korruptuar të gjithë institucionet shtetërore

Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…

6 hours ago

Aksident fatal në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë/ 39-vjeçari përplas me mjet këmbësorin, humb jetën në vendngjarje

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…

6 hours ago