Categories: Uncategorized

Marrëveshje PS-PD? Dashamir Shehi: Do të ishte një turp i madh

“Do të ishte turpi më i madh për PD dhe zotin Basha, do të ishte tmerri më i madh për Shqipërinë…”

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, e konsideron të papranueshme një marrëveshje qeverisëse PS-PD.

Të lidhura

None found

I pyetur për një mundësi të tillë nga gazetari Nertil Agalliu gjatë emisionint “Në fokus”, në TvT, Shehi tha se një marrëveshje e tillë do të ishte një turp i madh për kreun e partisë më të madhe të opozitës dhe një fatkeqësi për vendin.

“Do të ishte turpi më i madh për PD dhe zotin Basha, do të ishte tmerri më i madh për Shqipërinë. Kjo do të thotë që ata që kanë vjedhur e grabitur të mos dënohen kurrë, që Shqipëria të mos ketë kurrë një alternativë”, tha ai.

Shehi u shpreh kategorikisht kundër një marrëveshjeje që vë në bashkëqeverisje aleatin më të madh të partisë së tij me maxhorancën aktuale.

“Unë jam absolutisht kundër. Shqipëria nuk ka nevojë për qeveri të përbashkët deri kur të krijojë konceptet demokratike. Ka nevojë për rivalitet. Kush do ta denoncojë korrupsionin ditën që do të jenë dy parti bashkë? Pse duhet të jenë bashkë? Për të ndarë paratë me oligarkët bashkë. Kush do t’i thotë Veliajt që ke shkelur ligjet dhe rregullat? D.m.th. të jemi të gjithë hajdutë, kriminelë dhe të korruptuar”, tha ai.

Sipas Shehit, hipotezën e një marrëveshjeje të tillë e ka hedhur vetë kryeministri Rama për të dëmtuar opozitën dhe për t’i kujtuar gabimin e frikshëm të vitit 2017

të fundit

Barcelona ndryshon fanellën para përballjes së Championsit me PSG-në

Barcelona do të përballet sonte (e martë) me Paris Saint-Germainin në “Parc des Princes”, në kuadër të Ligës së Kampionëve,…

43 seconds ago

Karrige para kryeministrisë për dialog/ Rama: Unë dhe qeveria jemi në dispozicion! Nuk janë të mirëpritur dhunuesit

Kryeministri Edi Rama, teksa vendoste shënimin “Dialog” në karriget e nxjerra në shkallët e kryeministrisë dhe mesazhin se është i…

3 minutes ago

Kriza e arsimit, strehimit dhe jetesës nxjerr të rinjtë në protesta në të gjithë Europën

Pakënaqësia ndaj gjendjes së arsimit, rritjes së kostos së jetesës dhe krizës së strehimit ka nxjerrë mijëra qytetarë në rrugët…

4 minutes ago

Prerësi i gishtave” dhe “Eskobari brazilian”: Të pandehurit për futjen e karteleve të kokainës në Evropë

Lidhjet mes një organizate kriminale belge dhe një bande braziliane të kokainës kanë qenë në qendër të një gjyqi të…

4 minutes ago

Trazirat në Itali/ 500 ushtarë shtesë në Milano pas dy ditësh dhune, plaçkitjesh dhe përleshjesh

Qeveria italiane pritet të dërgojë 500 trupa ushtarakë shtesë në Milano, pas dy ditësh trazirash të dhunshme, gjatë të cilave…

4 minutes ago

A do të largohet Hamza nga drejtimi i PDK-së? Jakupi tregon pasojat e një gare të re brenda partisë

Paralajmërimi i Bedri Hamzës se nuk do të rikandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës ka nxitur diskutime për…

8 minutes ago