Categories: Uncategorized

Maqedoni e Veriut: Intesifikohet fushata në përmbyllje

Partitë politike intensivisht po zhvillojnë tubimet, takime dhe prezantime me qytetarët ku po shpalosin platformat e programeve të tyre duke kërkuar votën e qytetarëve përmes ofertës së tyre politike se si e planifikojnë qeverisjen e vendit dhe menaxhimin e situatës me pandeminë.

Gjatë fushatës u ofrua pothuajse gjithçka, zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, investime, rritje pagash, pensione për të papunët, ulje taksash e shumë e shumë premtime të tjera por shumë pak u sqarua se si mund të realizohen këto premtime.

Të lidhura

None found

LSDM: Nëse fitojmë do të përqëndrohemi në prosperitetin ekonomik

Fokusi kryesor në punën e qeverisë të udhëhequr nga LSDM do të jetë pikërisht ndërtimi i infrastrukturës cilësore që do të sjellë përfitime afatgjata, zhvillim të ekonomisë për të gjithë qytetarët në vend, hapje të vendeve të reja të punës, premton kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

“Kemi mbi një mijë projekte në të gjitha sferat e jetë, si në ekonomi, arsim, investime e projekte të ndryshme infrastrukturore. Rritje të rrogës mesatare deri në 550 euro, rritje të pagës minimale, rritje të pensioneve, ulje të tatimeve”, ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, kandidati i mundshëm i kësaj partie për kryeministër.

VMRO-DPMNE: Ofrojmë rimëkëmbje të shtetit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski vazhdoi akuzat për tradhëti kombëtare ndaj kreut të LSDM-së Zoran Zaev. Sipas tij qeverisja e LSDM-së ka dëmtuar rëndë simbolet e shtetit dhe tani ka për qëllim të realizojë federalizimin e Maqedonisë. VMRO-DPMNE-ja për gjendjen e rëndë ka fajësuar pushtetin aktual duke ofruar ndërkohë rimëkëmbje të shtetit.

“Programi për rimëkëmbje do të mundësojë rritje të pagës mesatare për 25 me qind, të pensioneve me 20 për qind, ulje të papunësisë nën 10 për qind, zero përqind taksë mbi të ardhurat për të rinjtë deri në 29 vjeç. Programi ekonomik do të rrisë prodhimin bruto vendas për më shumë se 4 për qind në vit”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

BDI: Është koha që kryeministri të jetë shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI në këtë fushatë ka dalë me idenë që qeveria e ardhshme e Maqedonisë së Veriut të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar. Kryetari i integristëve Ali Ahmeti shpjegon se si mund të arrihet kjo.

“Qeveritë ndërtohen mbi bazë të marrëveshjeve, programeve zgjedhore. Qeveritë në Maqedoninë e Veriut janë qeveri politike ku ulen dhe diskutojnë partitë për formimin e vendit. Kemi shumë raste, jo vetëm këtu në rajon, në Ballkan, por edhe në Evropë që kryeministër i vendit zgjidhet nga një parti që ka më pak mandate”,vlerëson kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

ASH-A: Tash është koha për ndryshime

Aleanca për Shiptarët dhe Alternativa në këtë fushatë po konkurojnë në koalicion parazgjedhor nën moton “Tash është koha”. Kryetari i Aleancës Zijadin Sela ka thënë se motivi i tyre politik është t’i mbajnë shqiptarët në vend dhe t’i avancojnë ata në pozitat e merituara shtetërore.

“Motivi ynë kryesorë në këto zgjedhje është ta mbajmë shqiptarin këtu.Ta kthejmë shqiptarin që ka ikur, sepse sot ky është akti më i lartë patriotik. Jemi të vetëdijshme se asnjë shqiptar nuk do të largohet nga puna, nuk do të ndodhë kjo. Ia kemi dhënë shpresën. Ju do të avancoheni”, ka thënë Ziadin Sela Kryetar i ASH-së.

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi vlerëson se koalicioni “Tash është koha” i bashkon shqiptarët. Ai premtoi uljen e papunësisë dhe rritjen e rrogave.

“Po futemi në fundin e kësaj fushate, po i afrohemi një udhëkryqi, duhet t’i ftojmë të afërmit tonë që ta bëjmë kthesën e madhe të 15 korrikut. Gjithësecili që ka gjak shqiptari duhet ta mbështes këtë koalicion”, ka thënë Gashi.

Analistët thonë se deri më tani fushata ka qenë e qetë, e brishtë dhe me mungesë të sqarimeve plotësuese se si do të realizohen premtimet.

të fundit

Kriza në Hormuz shtyn NATO-n të shqyrtojë ndërhyrje ushtarake detare për sigurinë e anijeve tregtare

NATO po diskuton mundësinë e një misioni detar në Ngushticën e Hormuzit për të garantuar kalimin e anijeve tregtare, në…

7 minutes ago

Studentët shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e tij, ministri i Drejtësisë i RMV-së ashpërson tonet: Maqedonishtja është gjuha zyrtare!

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov në një postim të bërë në rrjet ditën e sotme ka…

27 minutes ago

Këngëtarja Evi Reçi rrëfen propozimin romantik në Firence: Aty ku ëndërroja si vajzë, u riktheva si grua e realizuar

Mes emocioneve dhe kujtimeve të një qyteti që mban një vend të veçantë në zemrën e saj, Evi Reçi zbuloi…

45 minutes ago

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te babai në Hagë

Një lajm i bukur ka ardhur nga familja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Vajza e tij, Çlirimtarja,…

1 hour ago

28 vjeçari që i nxorri armën “Operacionales” në Mamurras është djali i ish-deputetit të PD

Ditën e sotme gjatë një operacioni të agjentëve të Operacionales, mbeti i plagosur Leonard Dema i këkruar nga autoritetet italiane,…

1 hour ago

“Vajzat e skandaleve”/ Neda Balluku me reagim të fortë pêr situatën e fundit në Ferma VIP

Një analizë e thellë dhe mjaft e drejtpërdrejtë ka ardhur së fundmi nga Neda Balluku, e cila ka komentuar zhvillimet…

2 hours ago