Kufijtë do të hapen nga data 1 qershor dhe do të hiqet karantina dy javore për të gjithë personat që vijnë nga jashtë, deklaroi sot Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Hiqet karantina dyjavore dhe lejohet qarkullimi lirshëm i qytetarëve. Autoritetet e shëndetësisë kanë vendosur që të fillojmë të hapemi në disa drejtime. Kryesisht do të jenë hapje të rakorduara me marrëdhënie reciproke me vendet e tjera. Ne fillojmë nga data 1 hapjen e kufijve, besoj se edhe vendet e tjera brenda muajit maj do të shpallin datat e tyre”, u shpreh Manastirliu në emisionin Real Story.
None found
Ndërsa ministrja Manastirliu shtoi se vendet e BE ku hyn dhe Shqipëria do t’i hapin kufijtë mes tyre. Ajo shtoi se brenda këtyre dy ditëve do të jetë gati protokolli për transportin detar, ajror e tokësor.
“Ajo që dihet deri më sot edhe nga vendet e BE është se do të kemi një hapje të vendeve evropiane, por edhe të vendeve të tjera, ku hyn edhe Shqipëria.
Do të përcaktohen vendet që nuk kanë barrë epidemiologjike, që do të thotë se humbet karantinimi dy javor. Asnjë vend evropian nuk është epidemiologjik, pra që të detyrojë karantinën.
Greqia do të ketë një dalje brenda muajit maj, ku do të heqë dhe karantinën. Po punojmë me Ministrinë e Transportit dhe brenda këtyre dy ditëve miratojmë protokollin në lidhje me transportin ajror, detar dhe kufitar. Besoj që në fillim të javës tjetër do të kemi lajme sa i përket kufijve ajrorë dhe detarë”, shtoi Manastirliu.
Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar qitje me municion luftarak me mortajën 120 mm, të sistemit Vuran, në…
Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…