Categories: Uncategorized

Manastirliu bën gati skenarët, tregon çfarë na pret në vjeshtë dhe dimër

Vendi ynë ka marrë një tjetër ndihmë nga Bashkimi Evropian për të përballuar situatën me Covid-19. Gjatë një konference me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, ministrja tha se qeveria është e përgatitur për të gjitha skenaret e mundshme.

Ajo tha se kanë kaluar 6 muaj nga rasti i parë me Covid, por ajo që na pret në vijim do të ketë të tjera sfida.

Të lidhura

None found

Ministrja shtoi se puna në të gjitha spitalet vazhdon, duke bërë që shqiptarët të marrin edhe shërbimet e zakonshme.

“ Kemi krijuar një traditë të mirë me ambasadorin Soreca për ndihmën që BE ofron që në momentin e parë për miradministrimin dhe mbështetjen e sistemit shëndetësor, për përgjigjen ndaj covid-19. Sot janë 6 muaj nga dita e parë e rastit të parë të konfirmuar në Shqipëri me covid, janë 6 muaj pune të qeverisë, 6 muaj lufte në vijën e parë të frontit të mjekëve infermierëve në spitalet tona. 6 muaj pune urgjencës, epidemiologeve. 6 muaj pune e mjekëve dhe infermierëve që falë punës së tyre ne po përballojmë këtë pandemi që ka vështirësitë e saj dhe që sistemi ynë, falë edhe kontributit të bashkëpunëtorëve tanë ia kemi dalë ta menaxhojmë mëse miri. Ne përballemi me sfida të mëdha. Falë impenjimit të sistemit shëndetësor po bëhet një punë e madhe.

Ka ende shumë për të bërë në spitalet tona dhe sistemin tonë shëndetësor. Ne vazhdojmë edhe punën rutinë në sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët vazhdojnë marrin shërbimin e tyre. Kjo falë punës së mjekëve.

Ka kaluar një periudhë 6 mujore, por ajo që na pret është një periudhë e cila do të na përballë me shumë sfida. Së pari hymë në një sezon vjeshtë dimër, ku ne kemi hartuar një strategji ku fokusi kryesore është fuqizimi i kapaciteteve, duke nisur me testimin, gjurmimin. Duke vijuar me të gjithë administrimin e rasteve të ndjekura nga mjekët e familjes.

Ne kemi ndërtuar të gjithë skenarët e mundshme, për t’iu përgjigjur edhe flukseve në rritje të rasteve gjatë vjeshtës dhe dimrit. Vjeshta do të na përballë me gripin e stinës. Sapo të vijnë vaksinat do të fillojmë vaksinimin, duke e siguruar falas për grupet në risk”, tha ministrja.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

2 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago