Categories: Uncategorized

“Mallkimi” në familjen shqiptare, fëmijët vdisnin pasi mbushnin 6 muaj

Dhimbje e tyre ishte e madhe sepse çdo fëmijë që vinte në jetë, vdiste pasi mbushte 6 muaj.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan Feride Tahiri ka treguar historinë e dhimbshme të familjes së saj. Babai i saj nuk mund të shikonte, kurse mamaja e saj nuk mund të dëgjonte.

Të lidhura

None found

Kur në jetë erdhi fëmija i katërt, nga frika se mos sërish ai fëmijë nuk do jetonte, gjyshja kërkoi nga nusja që ta vendoste fëmijën në udhëkryq dhe kush do kalonte aty, do i vendoste emrin dhe fëmija do jetonte.

Ferideja tregon se kështu ndodhi dhe vajza jetoi.

Feride Tahiri: Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë zoti Ardit. Meqë babin e kisha të verbër dhe në pamundësi për të marrë një grua të shëndetshme, e mori po me pak pasoja, ajo nuk dëgjonte. Mamaja ime lindte fëmijët, por ata nuk i rronin. Kur bëheshin bebat 6 muaj, i vdisnin të gjithë.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë humbi mamaja jote?

Feride Tahiri: Mamaja ime humbi 3 fëmijë. Pas të tretit lindi motra ime e madhe. Kur lindi ajo vendosën ta linin në udhëkryq, se ishin këto traditat tona të gjysheve, që kishte dëgjuar gjyshja ime dhe i kishte thënë mamit tim ta vendosim në udhëkryq që të jetojë.

Cili do vijë i pari, me makinë ose këmbë që ta shikojë djepin aty, do i vendosi emrin e tij dhe sipas emrit të tij, pastaj fëmija do jetojë dhe kështu ndodhi. Domethënë motrën e vunë në djep aty, jetoi motra.

Ardit Gjebrea: Pra pas 3 fëmijëve të humbur e katërta ishte motra! I vunë emrin?

Feride Tahiri: Po i vunë emrin.

Ardit Gjebrea: Kush i vuri emrin?

Feride Tahiri: Ai personi që e gjeti në rrugë, në udhëkryq. Aty mbrapa ishte fshehur mamaja dhe babai, gjyshja, ku di unë njerëzit e shtëpisë. U afrua tek djepi, edhe e pa djepin dhe tha: Është vajzë apo çun?

Thanë vajzë dhe meqë ai ishte burrë, nuk mund t’i vinte emrin e vetë, i vuri emrin Zymryte. Nëna nuk e donte atë emrin dhe ja ndërroi më vonë. Mbas 3 viteve të motrës sime, linda unë. /tv klan

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

6 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago