Categories: Uncategorized

Fiori Dardha ndan momentet e vështira: Mami është e shtruar në spital (FOTO LAJM)

Gazetarja e njohur, Fiori Dardha ka treguar shpesh herë se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me mamanë e saj. Edhe në postimin e fundit ajo ka zbuluar disa nga momentet më delikate në jetën e saj, duke treguar se mamaja i ka qëndruar gjithmonë pranë, ashtu siç bën dhe ajo sot njësoj për të.

“Në adoleshencën time u sëmura një herë shumë rëndë dhe m’u desh të qëndroja rreth 1 muaj në spital. Mami im qëndroi pranë meje ditë e natë. Nuk do e harroj kurrë se si kërrusej në një karrige për të dremitur pak çaste gjatë natës dhe ashtu e mpirë, brofte menjëherë në këmbë sapo dëgjonte hapat e infermieres që vinte për të më ndërruar serumin. Ime më nuk e shprehu asnjëherë lodhjen, nuk u ankua kurrë, harroi veten për të më qëndruar mua pranë.
Kur rastiste të largohej për pak minuta nga dhoma ime, sepse i duhej të psoniste, ose të mbaronte ndonjë punë, pritja për mua ishte sfilitëse. Qëndroja me kokën e kthyer drejt derës dhe numëroja minutat…
Kur ndodhte që “vonohej” më shumë se zakonisht, nëpër faqe më rridhnin lot të nxehtë dëshpërimi…. dhe pastaj vinte ai momenti kur ime më shfaqej në derë! Zemra më rrihte fort dhe sytë shkëlqenin nga gëzimi.
Mami ishte siguria ime! Ishte forca ime!
Sot, është mami e shtruar në një dhomë spitali dhe unë shoh të njëjtin shkëlqim (si i imi dikur) në sytë e saj kur më sheh tek dera. Sot, jam unë forca dhe siguria e saj! AJO është përherë shembull i sakrificës së një prindi për fëmijët e saj! Përgjithmonë me ty, mam’! ❤
P.S: “Mos më bëj foto, se më kanë rënë flokët dhe nuk është ndonjë pamje e bukur për t’u memorizuar” – më tha tek tentoja t’i rrëmbeja një buzëqeshje.
Mami im nuk e kupton që në sytë e mi është më e bukura në bote! 🤍#godblessmoms 🙏”, ka shkruar Dardha krah postimit të fundit ku shfaqet me mamanë e saj duke i dhuruar një puthje.

Të lidhura

None found

Ndjekësit dhe miqtë e Fiorit e kanë uruar për shërim të shpejtë për njeriun e saj më të shtrenjtë, duke theksuar se nëna mbetet dashuria më e madhe çdokujt.

të fundit

Në Bervenicë, pjesëmarrja në votime arrin në 13.82% deri në orën 11:00

Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme.  Sipas 100% të vendvotimeve…

1 minute ago

Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 11:00 votuan 2.245 persona, pjesëmarrja 13%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…

5 minutes ago

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

10 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

11 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

11 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

11 minutes ago