Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me një lajm që qarkulloi në rrjetet sociale ku thuhej se një mjet policie pasi kishte aksidentuar një qytetar, ishte larguar nga vendngjarja.
Me anë të një deklarate zyrtare blutë e Vlorës kanë hedhur poshtë këto pretendime, ndërsa theksojnë se 27-vjeçari me inicialet G.A., teksa ishte në biçikletë ka humbur kontrollit dhe është dëmtuar lehtë.
None found
Po ashtu thuhet se i riu është transportuar në spital për mjekim dhe më pas është larguar për në banesë.
NJOFTIMI I POLICISE:
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale ku pretendohet se një mjeti i policisë ka aksidentuar një shtetas dhe më pas është larguar nga vendngjarja ju bëjmë me dije se:
Rreth orës 19:15 në rrugën Hysni Alimerko, Vlorë, shtetasi G.A., 27 vjeç, duke qarkulluar me një biçiklet elektrike, ka humbur kontrollin dhe është vetëdëmtuar lehtë.
Patrulla e Policisë që mbulon zonën menjeherë sapo e kanë konstatuar janë afruar dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
U kryen veprimet e mëtejshme nga specialistët e Qarkullimit Rrugor për shtetasin G.A., i cili pas marjes së mjekimit në Spitalin e Vlorës, është larguar në gjendje të mirë shëndetsore.
DVP Vlorë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…