Categories: Uncategorized

Lokalet hapen më 18 maj, si do e pimë kafen? (VIDEO)

Më datë 18 maj, baret dhe restorantet do të rinisin punën, por vetëm duke zbatuar protokollin e masave higjieno-sanitare të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Këto subjekte do të lejohen të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 17:30. Për ata subjekte që do të vazhdojnë aktivitetin pas kësaj fashe orari, qeveria ka parashikuar masa të ashpra me gjobë deri në pezullim të aktivitetit.

Bar-kafetë dhe restorantet duhet të pajisen me të gjitha mjetet e nevojshme për mbrojtjen e personelit dhe klientëve, ku përfshihen dorezat, dezifektantët dhe maskat për stafin, ndërsa për klientët do të vendoset një higjienizues për duart, në hyrje të subjekteve.

Të lidhura

None found

Ndërkaq, tavolinat do të vendosen në 2 metra largësi midis njëra- tjetrës për të respektuar distancën fizike ndërmjet klientëve. Sa i takon dezinfektimit të ambienteve të bareve dhe restoranteve, ky proces parashikohet të kryhet 2 herë në ditë.

Prej ditësh tashmë subjektet kanë nisur të marrin masat e nevojshme nga protokolli shëndetësor, për të respektuar distancën e sigurisë dhe mjetet e tjera të nevojshme, pavarësisht kostove të mëdha për hapjen e një biznesi.

Pas ndërprerjes së aktivitetit prej 2 muajsh gjendja e sektorit shfaqet e rënduar për shkak të pagesave si qiratë, faturat e energjisë dhe ujit, apo për shpenzime të tjera. Për këto arsye, Shoqata e Bareve, Restoranteve dhe Klubeve të Natës i kërkon autoriteteve një paketë ndihme.

Në listën e kërkesave propozohet reduktimi i TVSH-së, në 6%, i ngjashëm me atë të aplikuar për hotelerinë dhe agroturizmin, përgjysmimi i taksave dhe tarifave vendore, si dhe mbështetja me grante për pagesat e qirasë deri në normalizimin e gjendjes, siç shihni videokronikën e A2.

Ndërkohë që edhe kufizimi i orarit të qarkullimit shihet si një tjetër pengesë pas rihapjes së aktivitetit. Por nga ana tjetër, një pjesë e bizneseve që kanë funksionuar me shërbim të transportit ushqimor, nuk kanë mundur të përfitojnë nga dy paketat e para të qeverisë, duke lënë pa pagën e luftës me qindra punonjës si kamerierët dhe banakierët./A2

të fundit

Bersant Celina vendimtar për Al-Ettifaqun me një gol dhe një asistim në Arabinë Saudite

Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…

5 hours ago

Police violence against young protesters: Berisha calls for investigation and legal punishment

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

5 hours ago

Ina Zhupa at Police Station No. 2: American photojournalist Michael Moates among those arrested

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…

5 hours ago

Shot in the eye with a rubber bullet/ The day before, Erjon Vishkulli helped Fadil, a protester facing economic hardship

Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…

5 hours ago

France 24 reports on the 12th student protest in Tirana: Clashes, corruption allegations and calls for Rama to step down

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…

5 hours ago

Dhuna e policisë ndaj protestuesve të rinj, Berisha kërkon hetim dhe ndëshkim ligjor

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

5 hours ago