Categories: Uncategorized

MAQEDONI/ Kafenetë dhe restorantet do të rihapen në tre faza

Shumë njoftime, premtime dhe supozime, por pothuajse asnjë fjalë zyrtare nga autoritetet, se kur do të hapen restorantet dhe kafenetë dhe në çfarë kushtesh. Alsat mëson se në Ministrinë e Ekonomisë, po hartohen rregullat, sipas të cilave kafenetë, restorantet dhe baret do mund t’i mirëpresin klientët.

Përsëri, megjithëse nuk kemi marrë konfirmim, mësojmë se që nesër masat e dakorduara midis hotelierëve dhe ministrisë përkatëse do të jenë në agjendën ditore të seancës qeveritare. Edhe hotelierët sot nuk donin të flisnin para kamerave për të mos i dëmtuar negociatat me qeverinë. Por, këto janë kërkesat e tyre nga të cilat nuk tërhiqen:

Të lidhura

None found

Para së gjithash, logjika është një distancë sigurie midis klientëve. Kjo është e domosdoshme dhe më e rëndësishmja, shëndeti i klientëve dhe shëndeti i stafit. Me këtë mund të përmbushen standardet e sigurisë dhe të shëndetit. Sepse në rast të kufizimit të metrave katror do të përballemi me probleme në terren. Në kuptimin e llojeve të ndryshme të tavolinave, karrigeve, mbulim të ndryshëm të hapësirës- deklaroi Martin Angelovski, Oda e hotelierëve në LOE

Informacionet e fundit që i marrin mediat jozyrtarisht janë se restorantet dhe kafenetë do të fillojnë të punojnë javën e ardhshme, për të cilën ditë do të vendoset së shpejti. Në fillim nga kafenetë do të mund të merren vetëm pije për me vete, pa pasur mundësi të uleni në lokal. Ashtu si ulet përhapja e epidemisë, edhe kufizimet në funksionimin e kafeneve do të shkurtohen. Faza e dytë parashikon një leje për pritjen e miqve në tarracat dhe kopshtet verore, deri në orën 18:00. Do të ketë gjithashtu kufizim në numrin e klientëve, që mund të pranohen në një kohë të caktuar. Protokolli thotë që në një tavolinë mund të ulen deri në katër persona. Hotelierët gjithashtu do të duhet të kenë mjet dezinfektues për duar në secilën tavolinë. Pasi të largohen klientët, do të duhet të dezinfektohet menjëherë tavolina. Për një kohë të gjatë, nuk do të ketë festa në grup dhe festime në ambientet e hotelierisë. Faza e fundit parashikon që pas largimit të pandemisë, do të jetë e mundur që edhe pjesa e brendshme e bareve të funksionojë, me kontrolle të intensifikuara inspektimi dhe shumë masa parandaluese, për mbrojtjen e punonjësve dhe klientëve në lokal.

të fundit

Bersant Celina vendimtar për Al-Ettifaqun me një gol dhe një asistim në Arabinë Saudite

Bersant Celina ka shkëlqyer në fitoren e Al-Ettifaqit, duke kontribuar me gol dhe asistim në triumfin 3-0 ndaj Al-Kholood.Al-Ettifaq triumfoi…

6 hours ago

Police violence against young protesters: Berisha calls for investigation and legal punishment

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

6 hours ago

Ina Zhupa at Police Station No. 2: American photojournalist Michael Moates among those arrested

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku ndodhet me Besart…

6 hours ago

Shot in the eye with a rubber bullet/ The day before, Erjon Vishkulli helped Fadil, a protester facing economic hardship

Një histori që ndërthur solidaritetin njerëzor me një ngjarje të rëndë është bërë publike nga faqja “Evente_a_Kamëz”. Bëhet fjalë për…

6 hours ago

France 24 reports on the 12th student protest in Tirana: Clashes, corruption allegations and calls for Rama to step down

Protesta e 12-të studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen e medias franceze France 24, e cila i ka kushtuar një…

6 hours ago

Dhuna e policisë ndaj protestuesve të rinj, Berisha kërkon hetim dhe ndëshkim ligjor

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka folur për dhunën policore ndaj studentëve.…

6 hours ago