Ndërsa një pjesë e shërbimeve të gjendjes civile ka qenë e mbyllur për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha se nga java e ardhshme do të nisë hapja e disa procedurave, me stë cilave edhe shërbimet e martesave.
“Nga e hëna e ardhshme fillojnë shërbimet kryesore të gjendjes civile, mes të cilave edhe shërbimet e martesave”, tha Lleshaj.
None found
Ministri sqaroi edhe çështjen e aplikimit për pasaportat dhe ndryshimet në këtë procedurë.
“Aplikimi për pasaportë është hapur dhe është hequr paraqitja pranë komisariatit të policisë. Deri para koronavirusit, qytetari duhej të shkonte fizikisht në komisariat për të kryer verifikimet. Tani aplikimi kryhet online tek e- albania, regjistrohesh atje, jep të dhënat, bëhet aplikimi dhe komisariati merr kohën për të bërë verifikimet, 8 ditë për aplimime të zakonshme dhe 24 orë të përshpejtuar.
Qytetari merr një e mail dhe i dërgohet një link për të lënë takimin me Aleat-in, lë takimin dhe shkon tek zyra bën aplikimin”, u shpreh Lleshaj.
Lidhur me përdorimin e pasaportave me afat të përfunduar, Lleshaj tha se ato mund të përdoren brenda vendit në disa shërbime. “Pasaportat e skaduara janë konsideruar të vlefshme për shërbime të brendshme, banka e kështu me radhë. Shërbimet kryesore në vend do të vazhdojnë t’i pranojnë”, tha Ministri./Opinion.al
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…