Categories: Uncategorized

Keni apo duhet të aplikoni për pasaporta biometrike, ministri jep njoftimin e rëndësishëm

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë të ditur se është vendosur rihapja e procesit të pajisjes me karta identiteti dhe me pasaporta biometrike.

Lleshaj ka bërë të ditur se aktualisht po shpërndahen pasaportat dhe kartat e ID të prodhuara më parë, ndërkohë që ka njoftuar se javën tjetër do të krijohet një aplikacion për qytetarët, me anë të të cilit do të mund të rezervojnë oraret për t’u paraqitur pranë zyrave të aplikimit.

Të lidhura

None found

Ministri i Brendshëm ka theksuar se qytetarët duhet të paraqiten vetëm brenda orareve, në këtë mënyrë do të mund të shmangen radhët dhe dyndjet.

“Ndërkohë që ka filluar aplikimi për karta ID dhe pasaporta të reja, aplikim i cili kryhet pranë zyrave të koncesionarit dhe pranë zyrave të Komisariateve të Policisë.

Dua të theksoj që për të evituar radhët dhe për të evituar mundësinë e infektimit me virusin COVID-19 është menduar që aplikimi të bëhet vetëm pas caktimit të orarit përkatës të kohës së paraqitjes së qytetarëve pranë zyrave të aplikimit.

Dhe për këtë, duke filluar nga java tjetër do të jetë në dispozicion një aplikacion, i cili u mundëson qytetarëve, të aplikojnë duke caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes pranë zyrës përkatëse, në Komisariatin e Policisë apo pranë koncesionarit ku aplikohet për pasaporta”, thekson Lleshaj.

Prononcimi i plotë i ministrit Lleshaj në lidhje me këtë proces:

Pas ndërprerjes për disa kohë të aplikimeve për kartat e identitetit dhe pasaportat, tashmë në kuadër të masave lehtësuese të shërbimeve, ka filluar puna për aplikimet edhe për kartat e identitetit, edhe për pasaportat, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ka vazhduar edhe shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit të prodhuara për qytetarët.

E theksoj këtë pasi ka pasur shumë pyetje dhe kërkesa nga qytetarët, të cilët ende nuk janë informuar, ndaj dua të shfrytëzoj këtë mundësi sot për të thënë që të gjithë ata, që kanë aplikuar për një kartë apo pasaportë, mund të paraqiten për tërheqjen e saj, pasi të lënë orarin përkatës të takimit me zyrat e shpërndarjes së këtyre dokumenteve.

Ndërkohë që ka filluar aplikimi për karta ID dhe pasaporta të reja, aplikim i cili kryhet pranë zyrave të koncesionarit dhe pranë zyrave të Komisariateve të Policisë.

Dua të theksoj që për të evituar radhët dhe për të evituar mundësinë e infektimit me virusin COVID-19 është menduar që aplikimi të bëhet vetëm pas caktimit të orarit përkatës të kohës së paraqitjes së qytetarëve pranë zyrave të aplikimit.

Dhe për këtë, duke filluar nga java tjetër do të jetë në dispozicion një aplikacion, i cili u mundëson qytetarëve, të aplikojnë duke caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes pranë zyrës përkatëse, në Komisariatin e Policisë apo pranë koncesionarit ku aplikohet për pasaporta.

Theksoj edhe njëherë se është e rëndësishme që paraqitja pranë zyrave të bëhet vetëm pasi është bërë aplikimi dhe pasi është marrë orari përkatës, përndryshe nuk do të ofrohet shërbim, pa këtë kusht të plotësuar.

të fundit

Netanyahu Rejects US Plan for Gaza: Israeli Withdrawal Conditional on Hamas Disarmament

Izraeli ka kundërshtuar planin e fundit të Shteteve të Bashkuara për kalimin në fazën tjetër të marrëveshjes së paqes në…

22 seconds ago

2,100-Year-Old Roman Ship Carrying Hundreds of Wine Amphorae Discovered off Sicily

Zhytësit italianë kanë zbuluar pranë brigjeve të Siçilisë mbetjet e një anijeje romake rreth 2100-vjeçare. [...] Read More... The post…

44 seconds ago

PHOTO NEWS: Zelensky’s Statements on Kosovo Prompt Prishtina to Remove Giant ‘Free Ukraine’ Banner

Deklaratat e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Serbi ku tha se “nuk ka ndryshuar qëndrim për pavarësinë e Kosovës”,…

1 minute ago

Hysamedin Feraj kundërpërgjigjet pas incidentit me vezë të Time Kadriajt në Kuvend: Kujton të kaluarën në UÇK dhe lidhjet me Radojçiqin

Pas veprimit të deputetes së AAK-së, Time Kadriaj, e cila gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës hodhi vezë në drejtim…

1 minute ago

Haradinaj nderon dëshmorët e Gllogjanit dhe Hereqit: Kujtimi për të rënët e lirisë do të jetë i përjetshëm

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot në Gllogjan dhe Hereq, në nderim të dëshmorëve të kombit Sokol…

2 minutes ago

Two Explosions Rock Colombia, Police Officer Killed by Explosive-Laden Drone

Dy sulme me eksplozivë shënuan ditën e parë të presidencës së Abelardo de la Espriella-s në Kolumbi. [...] Read More...…

2 minutes ago