Categories: Uncategorized

Lista e deputetëve që hoqën dorë nga pagesat për karburant, telefon, dietat dhe honoraret

Nëse paga mujore neto e një deputeti është 118.215 lekë të reja, përfitimet e tjera si pagesa për telefonin, shpenzimet për karburantin, honorare, dieta, qira për banesë deri tek fjetjet në hotel, arrijnë 150 000 deri në 200 000 lekë në muaj. Por jo të gjithë ligjvënësit i kanë shfrytëzuar këto privilegje.

Nga verifikimi i shpenzimeve të Kuvendit gjatë tremujorit të fundit të vitit 2019, rezultojnë se disa deputetë kanë përfituar zero lekë për telefon, karburant, dieta dhe honorare. Konkretisht, gjatë tremujorit të fundit të 2019, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, së bashku me deputetët Vasilika Hysi dhe Myslim Murrizi nuk kanë përfituar asnjë lekë për karburant dhe telefon.

Të lidhura

None found

Deputetët e tjetër kanë përfituar deri në 40 000 lekë për karburant dhe pagesën fikse 17 000 lekë për telefon. Zonja Hysi dhe Ruçi nuk kanë përfituar as dieta dhe honorare.

Ndërkaq, tre deputetë nuk kanë përfituar rregullisht pagesa për dieta dhe honorane, me sa duket edhe për shkak të mungesave. Ata janë Tom Doshi, Lefter Koka dhe Sadri Abazi. Honorare nuk kanë përfituar gjatë kësaj periudhe as deputetët Enada Kapllani dhe Besnik Troplini, për shkak të mungesave në mbledhjet e komisioneve parlamentare, gjatë tremujorit të fundit të 2019, raporton ‘shqiptarja.com’. Ndërkohë që gjatë muajit dhjetor 2019, periudhë që përkon me kohën pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, 67 deputetë nuk kanë përfituar para për dieta.

Nuk përfituan pagesa për telefon dhe karburant gjatë tremujorit të fundit 2019

Gramoz Ruçi Vasilika Hysi Myslim Murrizi

Nuk përfituan dieta në muajin tetor 2019

Anduel Xhindi Sadri Abazi Tom Doshi Vasilika Hysi Xhemal Qefalia Edmond Leka Arben Pellumbi Gjetan Gjetani Vilma Bello Lefter Koka Fatmir Xhafa Niko Peleshi Arben Ahmetaj Damian Gjiknuri Enver Roshi Alban Zeneli Koçi Tahiri Erion Piciri Ervis Meço

Nuk përfituan honorare në muajin tetor 2019

Gramoz Ruçi Sadri Abazi Tom Doshi Lefter Koka Enada Kapllani Erion Piciri Besnik Troplini

Nuk përfituan dieta në muajin nëntor 2019

Sadri Abazi Tom Doshi Vasilika Hysi Lefter Koka Fatmir Xhafa Arben Ahmetaj Edmond Rrushi Lefter Maliqi Nimet Musaj Amra Barova Erion Piciri Suzana Topi Artemis Dralo

Nuk përfituan honorare në muajin tetor 2019

Gramoz Ruçi Sadri Abazi Tom Doshi Lefter Koka Enada Kapllani Besnik Troplini

Nuk përfituan dieta në muajin dhjetor 2019

Adelina Rista Anastas Angjeli Andrea Marto Antoneta Dhima Anduel Xhindi Bujar Çela Ervin Bushati Evis Kushi Fidel Ylli Ilirjan Pendavinji Klodiana Spahiu Luan Duzha Musa Ulqini Paulin Sterkaj Robert Bitri Tom Doshi Ulsi Manja Vasilika Hysi Xhemal Qefalia Edmond Leka Xhevit Bushaj Adnor Shameti Almira Xhembulla Arben Pellumbi Arben Kamami Elena Xhina Edlira Bode Elona Hoxha Fadil Nasufi Fatmir Velaj Gjetan Gjetani Ilir Ndraxhi Ismet Beqiraj Jurgis Ḉyrbja Luan Harusha Reme Lala Roland Xhelilaj Rrahman Raja Tatiana Piro Nurçe Vilma Bello Vullnet Sinaj Eglantina Gjermeni Milva Ikonomi Mimi Kodheli Ermonela Felaj Lefter Koka Spartak Braho Fatmir Xhafa Senida Mesi Lindita Nikolla Mirela Furxhi Niko Peleshi Arben Ahmetaj Damian Gjiknuri Ditmir Bushati Aurora Mara Ediola Braha Edlira Hyseni Elda Hoti Adriatik Alimadhi Amra Barova Erion Piciri Ardiana Jaku Eljo Hysko Ardit Konomi Florenc Spaho Edmond Stojku

Nuk përfituan honorare në muajin dhjetor 2019

Gramoz Ruçi Sadri Abazi Tom Doshi Myslim Murrizi Lefter Koka Ditmir Bushati Enada Kapllani Besnik Troplini. /Shqiptarja.com

të fundit

VIDEO/ Zjarr në kompleksin “Aura” në Laprakë, banorët denoncojnë: Zjarrfikësja erdhi një orë me vonesë, flakët i fikëm vetë

Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…

11 minutes ago

Keiko Fujimori shpallet presidente e Perusë, fujimorizmi rikthehet në qeverisje pas mbi 20 vitesh

Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…

14 minutes ago

Trump paralajmëron takim në Doha për çështjen bërthamore të Iranit, Teherani thotë se nuk ka negociata në axhendë

Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…

14 minutes ago

Sot mblidhet Kuvendi në seancë plenare, në axhendë projektligji për kontrollet zyrtare dhe 8 projektrezoluta

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…

14 minutes ago

Trump njofton bisedime në Doha, Teherani i mohon: Ndoshta janë të rëndësishme, ndoshta jo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…

30 minutes ago

Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025! Shqipëria e treta në Europë

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…

37 minutes ago