Categories: Uncategorized

Liroi vrasësin nga burgu, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive marramendëse të ish-gjyqtarit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i kërkoi të martën Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit, Shkëlqim Miri.

Sipas prokurorisë, duke qenë se ish-gjyqtari Miri është i dënuar për korrupsion, ai është subjekt i Ligjit nr.10192 datë 2 dhjetor 2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe se mundet që t’i nënshtrohet masave parandaluese pasurore.

Të lidhura

None found

Miri u arrestua në nëntor 2017, ndërsa iu kapën afro 33 milionë lekë para të thata në shtëpi. Ish-gjyqtari së bashku me kushëririn e tij Kujtim Miri dhe shtetasin Alban Bucin u arrēstuan nga prokuroria për akuzën e korrūpsionit pasiv dhe aktiv, pasi sipas organit të akuzës ndërhynë për të lënë në fuqi dënimin me 8 vite burg për të pandehūrin Gentian Doda kundrejt 30 mijë eurove – vendim i cili i dha lirinë të akuzūarit për vrāsje në Burrel.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare të martën, prokurori i çështjes Klodian Braho tha se prej hetimit ka rezultuar se Miri ka pasuri të pajustifikuara.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Mirit në nëntor të 2017-ës, u gjetën dhe u sekuestruan 174.810 euro, 1000 USD dhe 10 milionë e 149 mijë lekë.

Sipas SPAK, të ardhurat e realizuara nga familja e ish-gjyqtarit Miri nga 25 janari 2017 deri më 9 nëntor të po atij viti kanë rezultuar në vlerën 7 milionë e 384 mijë lekë, ndërsa shpenzimet 6 milionë e 570 mijë lekë. Prokuroria konsideron se diferenca e mbetur mes të ardhurave dhe shpenzimeve në vlerën 813 mijë lekë është e ardhur e ligjshme dhe është zbritur nga shuma 10 milionë e 149 mijë lekë e sekuestruar në banesë.

Nga vlera 174.810 është zbritur shuma 30 mijë euro e konfiskuar gjatë procesit të mëparshëm si pjesa e parave që dyshohej se ishin marrë nga gjyqtari Miri.

Prokuroria ka rrëzuar pretendimet e Shkëlqim Mirit se sasia e parave të gjetura në banesën e tij u përkasin familjarëve dhe personave të tjerë. Sipas organit të akuzës, nuk mund të provohet se babai i ish-gjyqtarit Miri ka pasur në zotërim vlerën 9 milionë të pretenduar gjatë gjykimit.

Edhe deklarimet e dy shtetasve të tjerë që kanë pretenduar se kanë lënë tek familja e Mirit shuma monetare me qëllim kryerjen e ndonjë investimi, konsiderohen të paprovuara nga SPAK.

Një nga deklaruesit ka pohuar se për periudhën 2005-2015 ka lënë pjesë-pjesë në familjen e ish-gjyqtarit vlerën 50 mijë euro, ndërsa tjetra ka pohuar se gjatë viteve 2012-2017 ka lënë shumën 120 mijë euro.

Sipas organit të akuzës, Miri dhe deklaruesit e tjerë nuk kanë arritur të provojnë ndonjë iniciativë konkrete investimi ashtu si kanë pretenduar, si dhe as ndonjë marrëdhënie kontraktuale midis njëri-tjetrit.

Prokuroria identifikon edhe faktin se Miri ka pasur detyrimin të deklarojë pasurinë, por në vitin 2017 rezulton se nuk i ka pasqyruar shumat monetare në gjendje cash që i janë sekuestruar.

Në përfundim prokurori i çështjes Klodian Braho i ka kërkuar gjykatës konfiskimin e shumave monetare 144.810 euro që mbeten pas zbritjes së 30 mijë eurove të konfiskuara më parë; 1000 USD dhe 9 milionë e 335 mijë lekë që është diferenca pas zbritjes së vlerës 813 mijë lekë e konsideruar si ardhur e ligjshme. Prokuroria thotë se gjatë gjykimit të mëparshëm, Mirit i është kthyer shuma 544 mijë lekë dhe nga vlera 813 mijë lekë duhet ti kthehet edhe shuma 269 mijë lekë.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën për më datë 3 korrik kur pritet që Miri dhe mbrojta e tij të paraqesin konkluzionet përfundimtare./ BIRN – Reporter.al/

të fundit

Tensionet rriten në Bregun Perëndimor, Netanyahu: Izraeli gati për veprime më të gjera

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli është “i përgatitur të veprojë më gjerësisht”, ndërsa vazhdojnë përplasjet, sulmet e kolonëve…

3 minutes ago

Franca dhe Spanja nën pushtetin e zjarreve, evakuohen mbi 320 mijë banorë

Franca dhe Spanja po përballen me një nga situatat më të rënda të viteve të fundit, ndërsa zjarre gjigante pyjore…

3 minutes ago

Shasivari dhe ambasadori Qehaja diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në drejtësi dhe reforma

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian…

9 minutes ago

Tow Truck Carrying a Vehicle Involved in Accident on Librazhd–Elbasan Road, Tragedy Averted

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, ku një karrotrec që transportonte një…

9 minutes ago

Romania Shoots Down Third Drone to Violate Its Airspace, Bucharest Urgently Summons Russian Ambassador

Një avion luftarak F-16 i forcave Ajrore Rumune rrëzoi një tjetër dron i cili shkeli hapësirën ajrore të vendit pa…

10 minutes ago

Massive Fire in Gargano Forces Tourists to Evacuate on Coast Guard Vessels as Flames Approach Residential Areas

Një zjarr në shkallë të gjerë ka shpërthyer në Gadishullin Gargano, në zonën rurale dhe periferike të komunës së Peschici-t,…

10 minutes ago