Gjatë rrugës për në shkollë apo në një udhëtim familjar, prindërit britanikë duket se mësojnë për jetën e fëmijëve më shumë sesa kur mblidhen rreth tryezës së darkës.
Në një hulumtim të Changan UK, 41% e prindërve në Britani thanë se bisedat më domethënëse me fëmijët u ndodhin në makinë. Kjo hapësirë renditet përpara shëtitjeve familjare (33%), dhomave të fëmijëve (30%) dhe tryezës së darkës (29%), shkruan Mirror, sipas Klankosova.tv.
None found
Një e treta e prindërve pranojnë se mund të kalojnë një javë të tërë pa u ulur për të biseduar me fëmijët gjatë një vakti familjar. Ata përmendin si pengesa angazhimet e shumta, oraret e ndryshme të ngrënies dhe punën.
Udhëtimet me makinë u kanë dhënë 44% të prindërve mundësinë të mësojnë diçka të re për shoqërinë e fëmijëve. Po aq thonë se pikërisht gjatë këtyre udhëtimeve kanë zbuluar shqetësime që fëmijët i mbanin përbrenda.
Edhe adoleshentët shprehen se e kanë më të lehtë të hapen në makinë: rreth 60% e tyre i shohin udhëtimet si rast më të përshtatshëm për biseda të sinqerta me prindërit. Ndërkaq, 55% kanë folur gjatë rrugës për shqetësime personale që më parë kishin ngurruar t’i diskutonin në shtëpi.
Psikologia klinike Dr. Linda Blair thotë se, gjatë vozitjes, mungesa e kontaktit të drejtpërdrejtë me sy mund t’i ndihmojë adoleshentët të ndihen më pak të gjykuar dhe t’i shprehin mendimet më lirshëm.
Sipas saj, makina ofron një mjedis të sigurt, të rehatshëm dhe me më pak shpërqendrime, ku prindërit dhe fëmijët mund të afrohen emocionalisht. Kështu, edhe një udhëtim i zakonshëm mund të bëhet një çast i vlefshëm për komunikimin në familje.
UEFA ka publikuar renditjen përfundimtare të Fair Play për sezonin 2025/2026, ku Kosova është pozicionuar në vendin e 37-të nga…
Komediani britanik dhe një prej autorëve më të njohur të librave për fëmijë, David Walliams, është përfshirë në një skandal…
Anija franceze “Abeille Marengo” u nis pak pas orës 18:00 të së martës nga porti i Iraklios në Kretë, për…
Nxënësve në shkollat britanike do t'u ndalohen telefonat — Klan Kosova [...]Read More...
Irani këmbëngul se aktualisht nuk ka negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se çdo përpjekje për rifillimin e dialogut duhet…
Irani ka zbuluar një tjetër kompleks të madh ushtarak nëntokësor, të cilin e cilëson si një “qytet raketash”, duke publikuar…