Categories: Uncategorized

Linja ajrore me kosto të ulët krijon bazën e re të avionëve në Shqipëri, shtohen 15 destinacione

Linja më e madhe ajrore me kosto të ulët në Europën Qendrore e Lindore, Wizz Air ka krijuar bazën e re në Tiranë me 3 avionë.

Duke nisur nga 1 korriku, të gjithë të interesuarit do të mund të fluturojnë në vendet Europiane me çmime mjaft të favorshme që nisin nga 19.99 euro.

Të lidhura

None found

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit të Tiranës Constantin Von Alvensleben theksoi se kjo linjë do të ofrojë një shërbim shumë cilësor dhe me tarifa shumë konkurruese për shqiptarët.

“Ne jemi shumë të lumtur që mirëpresim krijimin e bazës së re të Wizz Air në Tiranë. Kjo do të thotë konkurrencë e ndershme midis linjave ajrore. Kjo do të thotë më shumë pasagjerë kur kufijtë tanë të jenë të hapur, çmime të përballueshme të biletave dhe mundësi udhëtimi për pasagjerët.

Me përvojën e ofrimit të shërbimit me tarifa të ulëta, por me cilësi të lartë gjatë viteve të kaluara në Tiranë, kemi besim se me krijimin e bazës së saj më të re 30, Wizz Air do të sjellë më shumë rritje ekonomike në rajon dhe do të lidhë Shqipërinë me vende të tjera të Europës”, u shpreh ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Wizz Air Group theksoi se investimi më i fundit synon të forcojë praninë afatgjatë në Shqipëri. Jozsef Varadi theksoi se përtej tarifave shumë të ulëta Wizz Air ofron edhe standardet më të larta të protokollove sanitare.

“Angazhimi ynë afatgjatë për Shqipërinë duke sjellë lidhje të mëtejshme me Tiranën dhe Shqipërinë do të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve ekonomike me vendet e tjera. Hapja e bazës sonë dhe vendosja e 3 avionëve, modern më të mëdhenj është një hap përpara për të forcuar praninë tonë afatgjatë në Shqipëri.

Jemi të kënaqur që shtojmë 15 rrugë të reja tërheqëse sot dhe mbajmë standardët më të larta të protokolleve tona sanitare. Kemi besim se tarifat shumë të ulëta dhe rrjeti i shkëlqyer i udhëtimeve do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm për gjithnjë e më shumë pasagjerë”, tha ndër të tjera ai.

Periudha e pandemisë ka ulur ndjeshëm trafikun ajror në Aeroportin Nënë Tereza ku kryhen vetëm fluturime riatdhesimi. Pritshmëritë janë që në muajin qershor do të ketë këtë hapje të kufijve ajrorë për të fluturuar në destinacione të ndryshme.

të fundit

Skema gjigante e evazionit fiskal në Greqi/ 206 milionë euro borxhe, kompani të hapura në emra të tjerë dhe fatura të lëshuara pas vdekjes

Një nga skandalet më të mëdha të evazionit fiskal në historinë gjyqësore greke është zbuluar në Selanik dhe Halkidiki. Autoritetet…

11 seconds ago

Sunderland mposht Chelsean dhe siguron tri pikë me peshë

Sunderland ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Chelseat, në ndeshjen e javës së 10-të të Ligës Premier, duke…

1 minute ago

Kërkesat e papërfunduara për privatizimin e tokës shtetërore do të shqyrtohen më tej

Propozim ndryshimet e ligjit për privatizim të tokave nën objekte, e të cilat figurojnë në pronësi shtetërore, nuk parashohin afate…

21 minutes ago

Liverpooli triumfon 3-1 ndaj Crystal Palace falë Mac Allister, Wirtz dhe Isak

Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e javës së 10-të të…

31 minutes ago

Gadi Eisenkot, gjenerali që kërkon të mposhtë Netanyahun: nga humbja e djalit dhe dy nipërve në Gaza te Doktrina Dahiya

Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…

36 minutes ago

Ilire Dauti responds to Dimitrievski: Albanians make up more than half the number of Macedonians

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…

36 minutes ago