Drejtonte mjetin pa leje drejtimi, pasi i ishte pezulluar, dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, vihet në pranga 28-vjeçari.
Specialistët e Policisë Rrugore në Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. L., 28 vjeç, banues në Tiranë.
None found
Arrestimi i tij u bë pasi, në qytetin e Kukësit, duke drejtuar automjetin tip “Jaguar”, është ndaluar nga Policia Rrugore dhe gjatë verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se shtetasit I.L. i ishte pezulluar leja e drejtimit deri në janar 2021 dhe ai vazhdonte ta drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Shtetasi I. L., gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Thellësisht shqetësuese mbetet trajtimi ligjor dhe penal i simboleve kombëtare nga organet e drejtësisë në vend, njofton agjencia e lajmeve…
Amerikania e Bashkimit të Prizrenit, Nyla Jean e ka fituar epitetin e basketbollistes më të mirë për xhiron e fundit…
Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka mirëpritur aktgjykimin dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe…
Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas seancës në GJKKO ndaj kryebashkiakut Eruion Veliaj, ku në një komunikim me gazetarët foli…
KB Peja ka marrë vendim për suspendimin e amerikanit Daquan Bracey, të cilin e riktheu para një muaji. Klubi i…
Real Madridi është shumë pranë transferimit të një prej talenteve më premtues të akademisë së Manchester Unitedit, JJ Gabriel, pasi…