Categories: Uncategorized

Letra prekëse e të riut shqiptar që po braktis vendin e tij: Loti i nanave ka me ju vra!

Të rinjtë shqiptarë në Shqipëri e Kosovë janë shumë të zhgënjyer nga e ardhmja e vakët që premtohet nga politikanët tanë.

Në rrjetet sociale po bën xhiron një letër e shkruar nga një i ri nga Kosova i cili ka vendosur të braktisë Kosovën duke dhënë një mesazh të fortë për politikanët e korruptuar në vend.

Të lidhura

None found

Labinot Gashi nga Drenasi shprehet se nuk është ikje nga qejfi por nga mllëfi duke shtuar se, as armiku më i madh i Kosovës nuk do ta kishte menduar se 20 vite pas luftës, vendi do të zbrazej në këtë masë.

Letra e plotë:

Lamtumire Kosove!

Edhe une si çdo i ri tjeter pa perspektive ne Kosove,po iki ne rrugen qe nuk e kisha menduar asnjehere.

Une gjate ketyre viteve kam mesuar si te duhet vendi,si te mbrohet vendi por asnjehere nuk e kisha menduar se do te largohem nga ky vend.

Vend per te cilin u sakrifikuan gjenerata e gjenerata,qe une dhe bashkemoshataret e mi te kemi nje te ardhme me te mire ne vendin tone dhe mos te largohemi.

Ikja ime por edhe shume te tjereve nuk eshte ikje nga qejfi por eshte ikje nga mllefi.

As armiku me i madh i Kosoves nuk do ta kishte menduar qe 20 vite pas luftes do te zbrazej Kosova kaq shume.

Nuk dua t’ja le fajin politikes por faji mbetet gjithmone tek populli,sepse ne po u japim hapsire te luajne me ne dhe pastaj te na vjedhin te ardhmen.

Familja ime nuk me rriti,nuk me shkolloje qe une te largohem por te punoj per shtet,por kjo mundesi nuk po me jap asnjehere.
Prandaj u detyrova te marre kete rruge,qe tash me dashje a pa dashje eshte rruge e te ardhmes time.

Lamtumire Kosove….e ju politikan ishalla krejt si Xhavit Haliti beheni milionera.

Veç mbane mend bre burra,qe gjaku i deshmoreve ka me ju za,loti i nenave ka me ju vra. /albeu.com/

të fundit

Afera të tjera korruptive kanë dalë në dritë/ Berisha akuza Ramës: Me mandatet e tij bllokoi arrestimin e Ballukut dhe mbrojti veten

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot (24 prill) nga konferenca e radhës për shtyp, kryeministrin Edi Rama se…

12 minutes ago

Pjesë e bandës së ‘skifterëve’ në Spanjë, 26-vjeçari kapet i fshehur në Laç, do ekstradohet drejt Madridit (EMRI)

Një 26-vjeçar shqiptar që kërkohej nga Spanja si pjesëtar i një bande “skifterësh” që kryenin grabitje dhe jo vetëm, është…

35 minutes ago

Kuvendi i Kosovës nderon kujtimin e Eliot Engel, Kurti: Ishte zëri i vendit në ditë të vështira, i qëndroi besnik angazhimit për kombin tonë

Në Kuvendin e Kosova është mbajtur një seancë përkujtimore në nder të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë…

1 hour ago

Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë për finalen e Kupës së Botës

Startimi i Kupës së Botës, është shumë afër dhe tashmë janë bërë të ditura çmimet marramendëse për biletat për finalen.…

2 hours ago

Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Kurbin, i riu dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës (EMRI)

Një 35-vjeçar nga Kurbini, është paraqitur për mjekim në Spitali i Traumës, pasi ka mbetur i plagosur me armë zjarri.…

2 hours ago

Aksident me vdekje në Tiranë (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…

2 hours ago