Categories: Uncategorized

Lefter Maliqi-Ramës: Kam videot tek lokali i Dash Pezës, do të të nxjerr lakuriq

Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit i është përgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama.

Kjo pas deklaratës së djeshme të Ramës se deputeti Maliqi ishte i vetmi që nuk kishte votuar për veten.

Të lidhura

None found

Duke folur për mediat jashtë Kuvendit, Maliqi teksa e ka cilësuar Ramën “demon”, paralajmeroi daljen e filmimeve dhe kasetave. “Kartat sapo janë hapur”, tha ai.

“Sot është një ditë e zezë për demonin e dukur të djallit të beut të Surrelit sepse mbrëmë PE miratoi amendamentin për 15 kushtet, ku ndër më kryesorë dënimi i krimit zgjedhor, lufta kundër korrupsionit. Për shqiptarët dhe socialistët e ndershëm është ditë zie sepse ka ikur një ndër figurat më të rëndësishme Moikom Zeqo dhe familjes së tij i shpreh ngushëllimet. Unë jam këtu, meqenëse ky frikacak, kam bërë rresht dy interpelanca me ministrin. Ai nuk pranoi të dilte përballë.

Dje në mungesën time, duke parë që nuk ishte në rreshtin e tij, njolla e zezë e kësaj figure, siç shiti Tahirin, Kokëdhimën, e Dakon foli.

Nëse është burrë, sot nis deklaratat për të, pasi do e nxjerr lakuriq atje para Kuvendit siç është. Mos të kujtojë se ka vdekur Prifti dhe s’ka më kaseta. Filmimet dhe kasetat tek Dashi i Pezës nuk mungojnë.

Dua t’i them se ai i infiltruari që ka qenë në grupin e zjarrit dhe ka qëlluar, duhet të hetohet. Paketorin e ke aty o palaço.

Paketorin që vjedh paratë e shqiptarëve. Drejtorin e burgjeve e ke po aty. Ky njeri që kërcënoi me mesazhe zotin Basha ka frikë nga koalicionet. E vetmja mënyrë është grisja e marrëveshjes në Ambasadën Amerikane.

Jo këta po çfarëdo partie të krijojë nuk fiton dot përballë shqiptarëve të ndershëm. Për t’i dhënë edhe një përgjigje edhe më të sinqertë dhelprën me dy koka e di shumë mirë ai. Është shprehja e tij në një grup të madh pazarxhinjsh. Do t’ia them të gjitha ballë përballë.

Tani u hapën letrat. Është mosmirënjohës. Ky njeri duhet të marrë fund. Ky nervi im është i sinqertë, i drejtë. Ku të dojë të përballet, në votë dhe parlament. Mos t’iu duket se është trim, se aktron dhe me ju, bën batuta, batuta krimi. Është kriminel, është sharlatan, një belkëputur. Kujton se do blejë vota”, tha Maliqi. /albeu.com/

të fundit

In Zubin Potok, police find and seize weapons and ammunition in a barn

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…

4 minutes ago

Bajrami criticizes Kurti over budget delay: “The party is determining the order of institutions

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…

5 minutes ago

Germany protests with Generation Z / More than 68,000 young people oppose policies: “They are taking away our future

Protestat përfshinë të shtunën gjithë Gjermaninë, të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z, që ndryshuan strategji. [...] Read More...…

5 minutes ago

BBC reports on student protests in Albania: Rama’s resignation demanded, clashes with police

Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…

6 minutes ago

Student Livia Dedej: The protest belongs to citizens, not political parties

Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…

6 minutes ago

The frightening figure after four years of war: How many troops has Russia lost in Ukraine?

Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…

7 minutes ago