Categories: Uncategorized

Lala: Ekzekutimi i dy vëllezërve në Durrës, si rrjeta e merimangave

Gazetarja Klodiana Lala bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Real Story”, nëNews24, teksa foli për vrasjet e ndodhura një ditë më parë në Durrës dhe Lezhë, ku u ekzekutuan katër persona, ndersa shtoi se “do të kemi rritje të krimit, për shkak të izolimit të shoqërisë nga koronavirusi”.

Vrasja e dy vëllezëve në Durrës sipas saj është një lloj krimi si rrjeta e merimangave dhe do të duhet kohë për ta zbardhur.

Të lidhura

None found

Lala shtoi se krimi i organizuar nuk ka qëndruar asnjë moment në karantinë, por e ka shfrytëzuar këtë periudhë dhe në momentin e parë që u hap fasha bëri dy goditje.

“Do e ndaj në dy pjesë, dhunën që ndodh brenda familjes. Ne si shoqëri kemi pas probleme të tilla dhe sigurisht që edhe gjatë karantinës do të ketë.

Do të kemi një rritje të krimit, do të jetë krimi rrugës, krimi në familje, sepse debati më i madh që lind mes bashkëshortëve, është për çështje ekonomike.

Në rrafshin praktik, policia do ta ketë shumë të vështirë të parandalojë këto raste të dhunës në familje, sherreve, krimeve të rrugës, për shkak edhe të pandemisë.

Policia ka mungesë të theksuar të burimeve njerëzore, moskoordinim të caktuar për administrim të situatës, ka punuar me orë të zgjatura dhe mbase nuk është paguar. Për këto arsye, polici nuk mund të jetë kudo.

Kjo për krimin ordiner. Sa i përket krimit të organizuar, nuk ka qëndruar në asnjë moment në karantinë, por i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe në momentin që u hap pak fasha, bëri dy goditje njëherësh. Krimi i organizuar po shfrytëzon situatën për të larë hesapet.

Policia nuk mund të jetë kudo. Pra, do të duhen prova shkencore për arrestimet e të dyshuarve. Duhen prova, që të mos kundërshtohen nesër, ndryshe policia do të dështojë të nesërmen në përballjen në gjykatë. Duhen vënë disa prioritete, që disa momente të vështira, si krimi në familje, krimi i organizuar, nuk duhen harruar për asnjë moment. Ngjarja e Durrësit është tamam si ajo rrjeta e merimangës dhe do dojë kohë të zbardhet”, tha Lala.

të fundit

Mbyllet votimi i PD-së në Sarandë, ja si ndahet rezultati për Berishën

Referendumi për Berishën është mbyllur me 181 vota pro tij në Sarandë, nga 229 votues në total. 40 votues u…

7 minutes ago

Aksident i rëndë në Greqi/ Kamioni merr përpara biçikletën, vdes 55-vjeçari shqiptar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Greqi, ku një shtetas shqiptar, 55 vjeç, ka humbur jetën në…

23 minutes ago

Zgjedhjet për kreun e PD/ Ivi Kaso: Shtyhet deri në orën 19:00 procesi i votimit në disa degë

Komisioni i Organizimit dhe i Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) ka vendosur të shtyjë orarin e votimit në disa degë…

41 minutes ago

Banorët e Rrjollit rikthehen në tokat e të parëve, protestë me drekë simbolike pranë zonës së ndërtimit

Banorët e Rrjollit kanë zhvilluar këtë të shtunë një protestë simbolike pranë zonës ku po ndërtohet një resort turistik nga…

1 hour ago

Klevisa drejt romancës me Indrin në Ferma VIP? Flet motra: Është shqetësuese!

Afrimiteti mes Indrit dhe Klevisa në Ferma VIP vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara të momentit, sidomos…

2 hours ago

“Berishën e kam xhan por mos ta kthejë në komunizëm!” Ilir Vrenozi nuk e jep votën, i mbetet qejfi me kandidatin e PD-së: Nuk ka garë vetëm me veten

Demokrati i flaktë, Ilir Vrenozi, ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor për kreun e Partia Demokratike, ku kandidat i vetëm…

2 hours ago