Categories: kosovë

LDK i kërkon Çekut të largohet: Kopjimi në Testin e Maturës ishte sinjalizuar, por masat munguan

Jehona Lushaku, deputete e zgjedhur nga LDK-ja, ka fajësuar Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit për, siç tha ajo, dështimin në ruajtjen e integritetit të Testit të Maturës, ndërsa ka kërkuar përgjegjësi politike nga ministri në detyrë, Hajrulla Çeku.

Ajo deklaroi se, në cilësinë e anëtares së Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, kishte propozuar ndryshime në Ligjin për Provimin Shtetëror të Maturës, si edhe hapa konkretë për të ndalur kopjimin gjatë mbajtjes së testit.

Të lidhura

None found

Sipas Lushakut, një nga kërkesat e saj kishte qenë vendosja e monitorimit të avancuar dhe e pajisjeve elektronike që do ta pamundësonin komunikimin dhe kopjimin në sallat ku zhvillohej testimi, por ky propozim nuk ishte pranuar.

“Ministri Çeku e pati kundërshtuar me arsyetimin se procedurat e blerjes së pajisjeve elektronike marrin kohë. Po të kishit dashur, problemin e kopjimit e kishit zgjidhur me një tender”,

Sipas saj, moszbatimi i këtyre masave ka prodhuar padrejtësi mes maturantëve dhe e ka kthyer testin në një proces “të pavlerë”.

“Ky është një dështim që është paralajmëruar, por nuk ka pasur vullnet që të përmirësohet. Kjo do të shkaktojë shumë padrejtësi në mes të nxënësve”,

Lushaku shtoi gjithashtu se arsimi nuk ka qenë në mesin e prioriteteve të kësaj qeverie dhe se pasojat, sipas saj, do t’i bartin nxënësit e Kosovës.

“Me dështimin e Ministrisë së Arsimit, ministri Çeku do të duhej të jepte përgjegjësi dhe dorëheqje menjëherë”,

Ndërkohë, deri tani Ministria e Arsimit nuk ka dalë me asnjë reagim ndaj deklaratave të deputetes së zgjedhur të LDK-së.

Në të njëjtën linjë, deputetja tjetër e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar sot se Testi i Maturës duhet të anulohet.

Në një postim në Facebook, Bajrami është shprehur se, fatkeqësisht, më të suksesshëm nuk po rezultojnë ata që kanë mësu shumë, por ata që kanë arrit me kopju më shumë.

“Që gjashtë vjet radhazi po përsëritet i njëjti dështim – publikimi i testit sapo fillon provimi. Pra, testi i maturës nuk po e shpërblen dijen, por po e favorizon kopjimin”, ka shkruar Bajrami.

“Prandaj, është koha me e pranu realitetin: testi i maturës e ka humbë besueshmërinë dhe duhet me u zëvendësu me një sistem vlerësimi që bazohet në suksesin e arritur gjatë shkollimit fillor dhe të mesem. Arsimi nuk mund të ndërtohet mbi kopjim. Ministër, del merr përgjegjësi”, ka shkruar tutje Bajrami .

të fundit

Shehaj: Përmbysja e Vuçiçit dëshmoi se Rama mund të largohet përmes protestave, zgjedhjeve dhe një alternative të besueshme

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka bërë një shpjegim lidhur me tre mësimet që duhet të marrë Shqipëria nga…

7 minutes ago

Burnham shpreh dëshirën për rikthimin e Britanisë në BE, por kërkon që vendimin ta përcaktojnë qytetarët

Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka deklaruar se dëshiron që Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me Bashkimin Evropian gjatë jetës së…

14 minutes ago

Zelensky: Kievi pret prej një muaji autorizimin e Hegseth për raketat Patriot dhe NASAMS

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina po pret prej afro një muaji miratimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete…

14 minutes ago

Letra që thelloi përplasjen familjare të Meghan Markle: “Nuk do t’i takosh fëmijët e mi

Meghan Markle raportohet se i ka dërguar babait të saj, Thomas Markle, një letër në dhjetor të vitit 2025, ku…

15 minutes ago

Bentley prezanton Torcal First Edition me 876 kuaj fuqi dhe luks të nivelit të lartë

Bentley prezanton Torcal First Edition, SUV-në e re elektrike që vjen me 876 kuaj fuqi dhe përshpejtim nga 0 në…

15 minutes ago

The US could launch wide-ranging attacks on Iran within 96 hours of Trump’s order

Forcat amerikane të dislokuara në Lindjen e Mesme janë të përgatitura për të nisur operacione të reja ushtarake, potencialisht në…

18 minutes ago