Categories: Uncategorized

Lajme të mira: Bien ndjeshëm infektimet e COVID-19 në Shqipëri

Dy pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, një 62 vjeçar nga Kurbini dhe një 68 vjeçar nga Librazhdi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona:

Të lidhura

None found

40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.

88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.

Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (26 Shtator 2020), Testime totale 84722, Raste pozitive 13153, Raste të shëruara 7397, Raste Aktive 5381, Humbje jete 375 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2658, Durrës 590, Shkodër 381, Elbasan 309, Lezhë 295, Fier 259, Korçë 246, Vlorë 204, Kukës 155, Berat 112, Dibër 96, Gjirokastër 76.

të fundit

MIT drejton përgatitjet për stinën e dimrit dhe kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka intensifikuar përgatitjet për sezonin dimëror, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të sigurt në…

1 minute ago

Tragjedi në Mesdhe/ Përmbyset gomonia me emigrantë, shpëtohen 50 persona, humbet një 6-vjeçare

Një vajzë vetëm 6 vjeçe rezulton e zhdukur pas mbytjes së një gomoneje me emigrantë në ujërat pranë ishullit italian…

6 minutes ago

Deco nis përgatitjet për përforcimin e parë madhor të janarit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se Blaugranët duan të nënshkruajnë një qendërmbrojtës të nivelit të lartë në afatin…

12 minutes ago

VLEN: Ahmetin e shqetëson ndërprerja e lidhjeve me Serbinë

VLEN sot ka kritikua liderin e BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me deklaratën se paqja rajonale bëhet në bashkëpunim me Sërbinë.Nga…

20 minutes ago

Petrova: Fqinjësia e mirë është pjesë e kushteve për anëtarësim në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Velisllava Petrova thotë se për të gjitha vendet që janë kandidate për përfshirje…

20 minutes ago

Protestat/ Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Dënoni dhunën policore! Presion politik në nivel evropian

Aktivistë të diasporës shqiptare në Gjermani, i janë drejtuar Bundestagut gjerman me tre kërkesa në mbështetje të protestave në Tiranë.…

22 minutes ago