Categories: Uncategorized

Lajm i keq! Greqia shtyn hapjen e kufijve për shqiptarët

Greqia ka shtyrë hapjen e kufijve për shqiptarët të paktën deri në datën 31 korrik të këtij viti.

Kështu, është vendosur kufizimi i përkohshëm i të gjitha lidhjeve detare dhe tokësore me Shqipërinë, për arsye parandaluese dhe mbrojtëse nga përhapja e mëtejshme e COVID-19, si edhe ndalimi i hyrjes për qytetarët nga Shqipëria për në Greqi, për periudhën kohore nga 16.7.2020 deri më 31.7.2020.

Të lidhura

None found

Ndalimi i hyrjes nuk është i vlefshëm për: a) Qytetarët grekë, poseduesit e Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe për persona që kanë vendbanimin kryesor ose vendbanimin e zakonshëm në Greqi, b) kalimin e kamionëve që transportojnë mallra, c) transportin e mallrave me anije, d) hyrjen e personave, nëpërmjet kufijve tokësorë, për arësye absolutisht të domosdoshme profesionale, që këta persona i vërtetojnë me dokumentet përkatëse.

Është vendosur po ashtu kufizimi i përkohshëm i të gjitha lidhjeve ajrore me Shqipërinë, në drejtim të të gjitha aeroporteve të Greqisë, me përjashtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” të Athinës.

Edhe në këtë rast shtyrja është bërë deri në 31 korrik.

Sipas vendimit, të gjithë udhëtarët që kanë të drejtë hyrjeje në Greqi, siç përmëndet në pikën 1, pavarësisht nënshtetësisë dhe mënyrës së hyrjes në vend, me përjashtim të atyre që hyjnë me skafe private shlodhjeje dhe anije turistike profesionale, përjashtuar këtu kroçereve, plotësojnë formularin tip elektronik PLF (Passenger Locator Form), në adresën elektronike: https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, jo më vonë se një ditë përpara mbërritjes së tyre.

Vërtetimi i plotësimit të formularit elektronik PLF, që dërgohet automatikisht me mesazh elektronik, nga sistemi tek udhëtari, konsiderohet si dokument i nevojshëm udhëtimi. Kompanitë ajrore dhe detare si dhe kompanitë e transportit rrugor dhe hekurudhor, janë të detyruara që të ushtrojnë kontroll tek udhëtarët para se ata të hypin në mjetin e udhëtimit.

Në rast të shkeljes së këtij detyrimi, ato janë të detyruara që të riatdhesojnë udhëtarin, nën përgjegjësinë e tyre dhe me shpenzimet e tyre. Formulari i vlefshëm i tipit PLF, me kod QR, konsiderohet i nevojshëm për hyrjen nga çdo pike hyrjeje në Greqi.

të fundit

Trump welcomes Sánchez’s defeat in Spain: He failed badly, he deserved to lose

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur humbjen e kryeministrit socialist Pedro Sánchez në zgjedhjet parlamentare…

25 minutes ago

Injured MP Kliti Hoti, Bardhi criticizes Peleshi: State violence cannot be hidden behind the term “incident

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për…

25 minutes ago

Mary Trump zbulon një pasiguri të gjyshit të saj: Fred Trump ngrihej në majë të gishtave për të mos dukej më i shkurtër se Donald

Mary Trump, mbesa e presidentit amerikan Donald Trump, ka zbuluar një episod nga marrëdhënia e tij me të atin, Fred…

25 minutes ago

Cristiano Ronaldo Jr. ftohet për herë të parë në stërvitjen e ekipit të parë të Al-Nassr

Cristiano Ronaldo mund të përjetojë një moment të veçantë në karrierën e tij te Al-Nassr, pasi djali i tij, Cristiano…

25 minutes ago

Peskov accuses Europe of obstructing peace talks on Ukraine: It is seeking to prolong the war

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar sot vendet europiane se po pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë,…

26 minutes ago

Trump përshëndet humbjen e Sánchez në Spanjë: Ka dështuar rëndë, e meritonte të humbiste

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur humbjen e kryeministrit socialist Pedro Sánchez në zgjedhjet parlamentare…

43 minutes ago