Ky është snajperi me të të cilën u ekzekutua dy ditë më parë biznesmeni Kastriot Reçi në Rrëshen.
Armën e krimit mendohet se autori e ka fshirë me një kanatjere që u gjet bashkë me paruken. Mësohet se të gjitha këto sende janë dokumentuar nga policia dhe po ekzaminohen në policinë shkencore në Tiranë në tentativë për të gjetur gjurmë të mundshme të atentatorit që ekzekutoi e 47 vjecarin Kastriot Reçi.
None found
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë dhe analizimit të automjetit që dyshohet se është përdorur nga atantatori dhe bashkpunëtori i tij si dhe nga hetimet e kryera me metoda te specializuara, policia ka arritur të ndërtojë profilin e autorit të mundshëm si dhe të ketë dyshime rreth tij.
Burime konfidenciale të ABC News kanë bërë të ditur se pritet që të ketë edhe veprime konkrete sa i përket zbardhjes së ngjarjes dhe dinamikës se saj, por pa saktesuar më shumë detaje. Hetimet intensive janë përqendruar kryesisht në pisten e hakmarrjes por sigurisht pa shmangur edhe dyshimet e pazareve të prishura të drogës.
Duket se kanë qenë pikerisht kamerat e sigurisë dhe provat e gjetura jo shumë larg pallatit nga ku u qëllua për vdekje Kastriot Reçi ato që kanë orientuar ekspertët e policisë në hetimet e tyre për të arritur tek atentatorët e mundshëm, që sipas uniformave blu ekzekutori ka patur edhe mbështetjen e të tjerë personave për kryerjen e krimit.
Kastriot Reçi u vra me snajper nga nje distancë rreth 300 metra, nga lartësia e një pallati përballe me pedonalen e qytetit, ditën e marte ndërsa po shkonte për të pirë kafe me të vëllanë. Një plumb i vetëm i shkaktoi atij plagë të rënda që me pas sollën edhe vdekjen.
Autori ishte vendosur në pozicion dominues dhe pas qitjes ekzakte duke ekzekutuar Kastriot Reçin, u largua në këmbë drejt pazarit të qytetit, ndërsa rrugës hodhi snajperin dhe paruken që mbante me vete. Veprimet e tij janë kapur nga disa kamera sigurie të marra nga policia përgjatë qytetit të Mirditës./abcnews.al
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,…
Dy prej skuadrave më të mëdha evropiane, Real Madridi dhe Liverpooli, luajnë në terminin e orës 18:45 në Ligën e…
Një emision televiziv në Danimarkë, i cilësuar si një version i vërtetë i filmit “The Truman Show”, ka shkaktuar zemërim…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…